Nëse ndodheni në plazh, shitore apo restorante, atëherë do të dëgjoni shumë gjuhë të huaja, duke kuptuar se vijnë turistë nga mbarë Evropa për t’i kaluar pushimet në Ksamil
Ksamili, një vend i bukur në jug të Sarandës. I hapur gjithmonë për turistët. Sidomos gjatë stinës së verës. Një fshat i qetë, i përkryer për të pushuar dhe për të njohur turistë nga mbarë Evropa.
Shtëpi e hotele, të gatshme për të pritur turistët, pa marrë parasysh se nga vijnë. Çmimet dallojnë nga vendi në vend. Sa më afër plazhit aq më shtrenjtë janë, por edhe nga muajt, pasi në qershor e korrik është më lirë se në gusht, derisa turistë ka edhe në muajin shtator, sidomos çifte, na rrëfen Aldo, pronari i një shtëpie në Ksamil, shkruan albinfo.ch.
Nëse ndodheni në plazh, shitore apo restorante, atëherë do të dëgjoni shumë gjuhë të huaja, duke kuptuar se vijnë turistë nga mbarë Evropa për t’i kaluar pushimet në Ksamil. Kështu thonë edhe vendësit.
“Ka shumë turistë të huaj. Mjafton të vijnë vetëm një herë dhe jam i sigurt se do të vijnë përsëri. Ka shumë shqiptarë të Kosovës, por ka edhe shumë nga Maqedonia. Vijnë me vetura, pasi nuk është larg”, thotë Alesia, pronarja e një vile në Ksamil.
Por, ka edhe turistë polakë, gjermanë e të vendeve tjera, por më së shumti ka turistë italianë. “Ka shumë italianë. Ata preferojnë jugun e Shqipërisë, derisa Ksamili ju pëlqen pasi ka plazhe të mira, restorante shumë të mira, por edhe Ksamili, i cili është një fshat i qetë”, thotë një kamerier me përvojë të gjatë në këtë fshat piktoresk.
Italianët tregojnë pse vijnë në Ksamil. “Është një vend shumë i qetë. Gjithashtu edhe ushqimi është shumë i mirë. Na pëlqen”, thotë një zonjë, që ka ardhur me dy djemtë dhe dy vajzat për pushime.
Maqedonasit shprehen se e pëlqejnë këtë vend, dhe ndjehen shumë mirë.
Ksamili, për shqiptarët e Kosovës, çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një vend shumë të vizituar. “Plazhet janë të mrekullueshme. Kemi dëgjuar, por nuk kemi besuar, derisa edhe çmimet janë të arsyeshme. Ata që duan të pushojnë e të shohin shumë bukuri, nuk do të pendohen asnjëherë”, thotë Arditi nga Prishtina, që ka ardhur me gruan në pushime. Për të pushimet janë të veçanta, pasi janë të sapomartuar, dhe pushimet në Ksamil do të mbeten të paharruara, ashtu si edhe për shumë turistë të huaj, të cilët kanë mbetur shumë të kënaqur me pushimet në këtë fshat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës