Në qytetin Boston të SHBA-së është kryer operacion në tru në një foshnjë në barkun e nënës

Sipas një lajmi të televizionit CNN, një grup mjekësh në spitalin e fëmijëve në Boston kanë kryer me sukses operacionin në tru në një foshnjë që ndodhej ende në barkun e nënës, i cili që është shembulli i parë në llojin e tij.


Mjekët përcaktuan sëmundjen e rrallë të emërtuar “keqformimi i venave të Galenit” që kur foshnja ishte 30-javëshe.

Operacioni i publikuar në revistën shkencore “Stroke” të SHBA-së dhe i cili është i pari në fushën e tij, u krye me mënyrën e zbulimit të arteries duke përdorur ultratinguj.

Mjekët përdorën ultratinguj për të drejtuar një gjilpërë të gjatë përmes barkut të nënës në pjesën e trurit të foshnjës që ishte prekur. Më pas mjekët injektuan një substancë brenda venës me qëllimin për të penguar kthimin prapa të rrjedhës në vena.

230504053801 02 baby denver brain surgery

Me kryerjen e operacionit në mënyrë të suksesshme, mjekët shpëtuan foshnjën e palindur ende, nga shfaqja e sëmundjeve serioze si çrregullimet neurologjike dhe pamjaftueshmëria e zemrës që do të shkaktonin vdekjen pas lindjes.

Dr. Darren Orbach, nga spitali i fëmijëve në Boston, tha se në rast të mostrajtimit të sëmundjes tek foshnja, pas lindjes mund të shkaktoheshin probleme të rëndësishme si dëme në tru dhe pamjaftueshmëria e zemrës.

Menjëherë pas lindjes tek 50 deri në 60 për qind e të gjitha foshnjave që kanë këtë sëmundje janë shfaqur shqetësime serioze, tha Orbach, duke shtuar: “Sëmundja ka një normë vdekshmërie rreth 40 për qind. Ndërkaq, rreth gjysma e foshnjave që kanë mbijetuar kanë përjetuar probleme serioze mendore dhe neurologjike”.

Mjekët theksojnë se foshnja e emërtuar Denver, që ka lindur më 17 mars menjëherë pas operacionit, pas rreth një periudhe dymujore është ende e shëndetshme, nuk përdor ilaçe për pamjaftueshmërinë (insuficiencën) kardiake dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje shtesë.

/AA/