LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: LVV ka kontestuar dhe e konteston votën e Etem Arifit për qeverinë, jo procesin e votimit të qeverisë

Kryeziu: LVV ka kontestuar dhe e konteston votën e Etem Arifit për qeverinë, jo procesin e votimit të qeverisë
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka thënë se, LVV e ka kontestuar dhe e konteston votën e Etem Arifit për qeverinë, jo procesin e votimit të qeverisë.

Në një postim në Facebook ka thënë se, nga kjo duhet të dalë vetëm një përfundim, që qeveria e Hotit është e jashtëligjshme pasiqë në momentin e votimit, më 3 qershor, nuk i ka pasur 61 votat e nevojshme në Kuvend.


Kjo sipas tij, pasi për Eten Arifin atë kohë kishte vendim përfundimtar sipas së cilit dënohej me 1 vit e 3 muaj burg dhe kështu kishte humbur mandatin e tij si deputet.

“Kjo i bie që tashmë është konsumuar edhe hera e dytë/mandatari i dytë për formimin e qeverisë sipas nenin 95 (4), pasi Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të muajit maj kishte vendosur që përmes heshtjes Lëvizja VETËVENDOSJE! ka konsumuar të drejtën e saj për propozim të mandatarit (të parë). Pra z. Hoti, si mandatari i dytë me 3 qershor ka dalë para kuvendit, dhe nuk i ka pasur votat e nevojshme për t’u zgjidhur kryeministër. Rrjedhimisht, vendi duhet të shkojë automatikisht në zgjedhje”, ka shkruar ai.

Më tej thekson se çdo vendim tjetër që për synim ka shmangien e zgjedhjeve përmes interpretimit se procesi duhet të kthehet në pikën zero të votimit, të ri përsëritet votimi ose të kërkohet një mandatar tjetër është jo i drejtë dhe vetëm sa e konteston edhe më tutje profesionalizmin dhe besueshmërinë tashmë të dërmuar dhe pavarësinë e Gjykatës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori