LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Haxhi Shala po mbahet në zyrat e EULEX-it, pritet që gjatë ditës të transferohet në Hagë

Kryeziu: Haxhi Shala po mbahet në zyrat e EULEX-it, pritet që gjatë ditës të transferohet në Hagë
Foto: Arkiv

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, i cili u ndalua të hënën nga Gjykata Speciale pritet që gjatë ditës të transferohet për në Hagë.

Kështu ka deklaruar për Telegrafin kryetari i OVL UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu.

Specialja aksion në Prishtinë, raportohet se Haxhi Shala po intervistohet
Lexo po ashtu Specialja aksion në Prishtinë, raportohet se Haxhi Shala po intervistohet

Ai ka thënë se Shala, i njohur si Komandant “Topi” aktualisht po mbahet në zyrat e misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).


“Haxhiu po mbahet në zyrat e EULEX-it dhe sipas disa burimeve, pritet që sot të tranferohet për në Hagë”, ka deklaruar Kryeziu.

Gjatë ditës së djeshme EULEX-i ishte në shtëpinë e Shalës por sipas kreut të OVL UÇK-së në Malishevë, nga aty nuk është marrë asgjë.

Ndërkohë Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, nuk ka dashur të komentojë këtë rast, por ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar operacione në Kosovë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të mëtejme”, kanë thënë nga kjo zyrë për Telegrafin.

Kujtojmë se gjatë këtij viti, Specialja ka kryer bastisje në Kosovë, disa prej tyre në pronat e ish-këshilltarëve të Thaçit.

ZPS ka deklaruar se do të hetojë dhe do të ndjekë penalisht të gjithë ata që i frikësojnë apo ndërhyjnë te dëshmitarët, ose “ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori