LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Çdo marrëveshje me Listën Serbe, më e dëmshme se vetë humbja e Çakorrit

Kryeziu: Çdo marrëveshje me Listën Serbe, më e dëmshme se vetë humbja e Çakorrit

Analisti politik, Ismet Kryeziu, ka thënë se çdo marrëveshje e partive politike shqiptare me Listën Serbe për demarkacionin do të ishte më e dëmshme se vetë humbja e Çakorrit.

Prandaj, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të humbte asgjë me votimin e kësaj marrëveshjeje, dhe se me mos-votën e saj, ky subjekt politik po e dëmton shtetin e Kosovës.

“Demarkacioni është një prej problemeve që konsideroj që Vetëvendosje është duke e rënduar situatën panevojshëm”, tha Kryeziu në Zonën e Debatit në Klan Kosova.


“Për arsyen se marrëveshja e vitit 2015 nuk ka pasur mundësi përpos këtyre mundësive që tani janë bërë”.

“S’kemi mundësi që ta shtyjmë Malin e Zi që ta anulojë atë marrëveshje dhe ta çojnë në arbitrazh”.

Sipas Kryeziut, veprimet që i ka bërë Mali i Zi janë të mjaftueshme në kauzën e Vetëvendosjes me AAK-në, NISMA-n dhe një numri të deputetëve të LDK-së që e kishin kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit.

Kryeziu ka thënë se Vetëvendosje do të duhej ta votonte demarkacionin, pasi që çdo koalicion apo marrëveshje me Listën Serbe do të ishte më i dëmshëm se vetë humbja e Çakorrit.

“Çdo koalicion, çdo marrëveshje me Listën Serbe do të jetë edhe më i dëmshëm se vetë humbja e Çakorrit”.

Kryeziu insistoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të humbte asgjë nga kauza e saj duke e votuar marrëveshjen e demarkacionit.

“Vetëvendosje nuk humb asgjë nga kauza e vet duke e votuar këtë demarkacion”.

“Vetëvendosje me mos-votën e saj dhe me atë marrëveshje të Listës Serbe e dëmton edhe shtetin e Kosovës, edhe perspektivën e vendit”.

“Absolutisht asgjë nuk fiton Vetëvendosje, konsideroj që as elektorat nuk fiton”.

“Nuk e di pse një qytetar do ta votonte më tutje Vetëvendosjen”.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori