LAJMI I FUNDIT:

Kryetarja e Gjykatës së Lartë takon ambasadorin amerikan në Maqedoni

Kryetarja e Gjykatës së Lartë takon ambasadorin amerikan në Maqedoni

Takohet kryetarja e Gjykatës së Lartë me ambasadorin amerikan në Maqedoni

Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë, Lidija Nedelkovska sot është takuar me ambasadorin e ShBA në Republikën e Maqedonisë, Jess Baily, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Gjykata e Lartë, gjatë takimit është bërë fjalë për rezultatet e deritanishme nga reformat në sistemin gjyqësor.


Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë, Lidija Nedelkovska ka shprehur falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ndihmën përmes pjesës më të madhe të projekteve të Ambasadës së SHBA-së në Republikës së Maqedonisë, të cilët janë dhënë në mbështetje dhe zhvillim të gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë.

Nedelkovska dhe ambasadori Baily, e kanë konstatuar nevojën e vazhdimit të reformës, por me dhënien e prioritetit në raport me ndryshimin e vendimeve të caktuara ligjore me qëllim të sigurimit dhe përmirësimit të efikasitetit dhe pavarësisë së gjyqësisë, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/