Sivjet do të zhvillohet një garë e nxehtë për parinë e re të kryeqytetit të Kosovës.
Arben Vitia nga LVV, Përparim Rama nga LDK, Uran Ismaili nga PDK, Daut Haradinaj nga AAK e Selimi Pacolli nga AKR janë kandidatët kryesorë për postin e kryetarit të Prishtinës.
Por, se cilat janë nevojat elementare të banorëve të Prishtinës, besoj se ato i di çdonjëri nga këta kandidatë.
Prishtina ka nevojë për gjëra konkrete, për projekte që i prekin njerëzit nëpër lagje, në periferi e fshatra.
Zhurma e lartë gjatë natës në pjesët urbane; muzika e lartë dhe mungesa e parkingjeve, janë disa nga problematikat që kandidatët duhet seriozisht t’i mendojnë.
Lagjet dhe zonat e reja në periferi kanë nevojë për shkolla të reja sepse, siç dihet, numri i nxënësve në klasë të parë në Prishtinë shkon deri në 40. Pastaj duhen kopshtet e reja, hapësirat gjelbëruese, rekreative e sportive, infrastruktura e duhur rrugore e qasja në ngrohtoren qendrore (Termokos)…
Problem në disa fshatra më të thella të Prishtinës mbetet ende infrastruktura, mungesa e kanalizimeve dhe e ujit të pijes, duke mos i lënë anash as shërbimet shëndetësore. Ndërsa, problem madhor në qytet vazhdon të jetë tollovia në komunikacion, mungesa e parkingjeve për vetura, si dhe trafiku i saktë e efektiv urban që eliminon operimin e taksive ilegalë.
Jeta kulturore në Prishtinë është e zbehtë për çka, në mungesë të ndonjë aktiviteti tërheqës, njerëzit ikin në Shkup, në Tiranë e gjetiu. Ka pak turizëm fshati e malor (veror e dimëror) në fshatrat e Prishtinës. Ndërsa, sa i përket problemeve infrastrukturore, planit urbanistik, buxhetit komunal, investimeve kapitale, ndotjes së ajrit, deponive ilegale e temave tjera (Kliko këtu: vegëza 1 dhe vegëza 2) … ato janë të listuara nga Instituti GAP, veç duhet një sy me ua leshu.
Prandaj, kandidatët sivjet punën e kanë të lehtë; temat tashmë janë të qarta, nevojat janë të qarta si dhe stagnimi i viteve të fundit. Nga ta kërkohen vetëm zgjidhjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Aldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor
Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025