LAJMI I FUNDIT:

Kryetari Peci takon shefin e EULEX, Wigemark – flasin për situatën politike dhe zvarritjen e seancave si pasojë e coronavirusit

Kryetari Peci takon shefin e EULEX, Wigemark – flasin për situatën politike dhe zvarritjen e seancave si pasojë e coronavirusit

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka pritur sot në takim, shefin e EULEX-it, në Kosovë, ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark.

Kryetari Peci, shprehu gatishmërinë, që në kuadër të kompetencave ligjore, të vazhdoi bashkëpunimin me shefin e ri të EULEX-it, ambasadorin Wigemark.


“Po ashtu, ai e njoftoi Wigemark me përvojën e mirë që Gjykata Supreme ka me monitoruesit e këtij misioni”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme, transmeton Telegrafi.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit u fokusuan në problematikat që po e përcjellin gjyqësorin, nisur nga gjendja jo-stabile politike në vend e deri te zvarritjet e seancave si pasojë e pandemisë me Covid 19.

“Kosova është vend i vogël dhe nga situatat politike jo-stabile, po atakohemi edhe ne si sistem gjyqësor. Jo në kuptimin e drejtpërdrejt, por në kuptimin e zvarritjes së proceseve, si ai i reformave, i mbështetjes financiare, ndryshimeve ligjore etj”, potencoi kreu i Supremes.

Ndërkaq ambasadori Wigemark, mes tjerash, ngriti si shqetësim edhe çështjen e zvarritjes së gjykimeve në rastet e profilit të lartë, si pasojë e pandemisë, dhe rrezikun që çështjet të kthehen në pikën zero, pas kalimit të afatit tre mujor, të mos-mbajtjes së asnjë seance.

Kjo, sipas tij, ndikon në efikasitetin e përgjithshëm të gjyqësorit dhe nënkupton zvarritje të rasteve. Kryetari sqaroi se ligjvënësi nuk ka paraparë situatat e jashtëzakonshme, siç është kjo me pandemi, ndaj, u dakordua që të shqyrtoi mundësitë e gjetjes së alternativave që ndihmojnë në procedimin e këtyre rasteve pa zvarritje, dhe në përputhje me ligjin dhe Kodin e Procedurës Penale.

Kryetari Peci dhe ambasadori Wigemark diskutuan edhe për procesin e vetingut, për lëndët e grumbulluara në gjykata, me theks tek ato në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, për integrimin e veriut të Mitrovicës në sistemin gjyqësor etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori