Kryetari Muharremaj paraqet nismën për avancimin e kujdesit ndaj të moshuarve, pret sugjerime nga qytetarët

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vënë në diskutim idetë për kujdesin ndaj të moshuarve, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për këtë kategori shoqërore.
Përmes një njoftimi ai ka vlerësuar rolin e të moshuarve në familje, teksa ka shtuar se pa kontributin e tyre, jeta familjare nuk do të ishte e njëjtë.
Në të njëjtën kohë duke vënë theksin te ndryshimet e rrethanave shoqërore dhe punës që kanë ndikuar në organizimin e familjeve, ai ka potencuar shqetësimin e shumë qytetarëve që sipas tij është sigurimi i një mjedisi të shëndetshëm dhe të angazhuar social për të moshuarit, raporton Telegrafi.
“Gjyshi dhe gjyshja në secilën familje dhe të moshuarit në përgjithësi, kanë nevojë për një njësi institucionale që ofron kujdesin primar shëndetësor e të nevojshëm”, është shprehur Muharremaj.
Ai ka shtuar se Komuna e Suharekës tashmë ka një traditë të kujdesit me ekipe mjekësore në terren, të cilën praktikë planifikon që ta avancojë më shumë.
Në këtë aspekt ai ka dalë me propozime për kujdesin ndaj të moshuarve, fillimisht me një plan të bazuar në të dhëna statistikore, për të identifikuar nevojat specifike të çdo të moshuari brenda komunës, raporton Telegrafi.
Pastaj parashihet edhe funksionimi i ekipeve shëndetësore në terren.
“Katër ekipe shëndetësore të cilat e mbikëqyrin gjendjen shëndetësore të secilit të moshuar”.
Gjithashtu i ekipeve sociale e psikologjike.
“Katër ekipe të tjera në përbërje të psikologëve, sociologëve, dhe vullnetarëve e humanistëve, të cilët brenda komunës tonë komunikojnë sipas nevojës me secilin prej tyre”.
Lidhur me këto propozime Muharremaj ka kërkuar përfshirjen e qytetarëve me idetë dhe sugjerimet e tyre përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit me Ekzekutivin lokal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Kisha përpara vendimit më të rëndësishëm në histori - betejë për identitet dhe të ardhme

Bota në prag të një lufte të re

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Deputeti i LVV-së, Thaçi: I kemi numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit