LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Leposaviqit, Hetemi: Procesi i peticionit për shkarkimin tim nuk është i sinqertë, qytetarët po paguhen nga Serbia

Kryetari i Leposaviqit, Hetemi: Procesi i peticionit për shkarkimin tim nuk është i sinqertë, qytetarët po paguhen nga Serbia

Mëngjesin e sotëm, nga zyra e tij, ku po punon tash e 8 muaj, kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka përcjellë procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për peticionin, përmes të cilit synohet shkarkimi i tij nga pozita që aktualisht e mban. 

Një grup qytetarësh të organizuar rreth orës 9:00 të mëngjesit ishin nisur drejt një tende që ishte vendosur përballë Komunës së Leposaviqit dhe aty nënshkruan peticionin, i cili është formuluar për të kërkuar shkarkimin e kryetarit Lulzim Hetemi.


Gjatë ditës, ekipi i Kallxo.com ishte në Leposaviq dhe nga afër përcolli këtë aktivitet që u mbajt aty. Tenda do të qëndrojë për disa ditë e vendosur përballë Komunës.

Kryetari aktual i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, e sheh jo të sinqertë dhe me presion nënshkrimin e peticionit.

“Jo, s’e shoh të sinqertë, sikur më herët kur kemi hy këtu sepse vet i kam parë nënat serbe me fëmijë në dorë kur i kanë dëgju këmbanat e kishës, vrapojshin me ardhë me u nënshkru këtu. Ne i kemi përcjellë edhe vetë këto. Ashtu është edhe sot me peticion, nëse është i sinqertë. Edhe një herë po them këtë e ka leju vetë shteti, Qeveria e Kosovës, ne jemi këtu për me u bo mirë”, thotë Hetemi derisa denoncon se ka fotografi që qytetarët u paguan për këtë çështje.

Ai tregoi se që nga mëngjesi i ka vëzhguar se çfarë po zhvillohej afër zyrës së tij.

“Deri më tash kanë hezituar me dalë, ka mungu organizimi por me të gjitha gjasat sepse kam qenë këtu nga mëngjesi dhe i kam përcjellë. Hynin njerëzit nga tenda e bardhë në tendën tjetër dhe po, kemi pa dhe janë të fotografuar që kanë shpërndarë para. Në mëngjes ka pasur kallaballëk po tash e patë edhe ju nga 2-3 vetë nuk janë. Fakt është që kanë presion qytetarët sidomos ata që paguhen nga sistemi paralel nga Serbia sidomos shëndetësia dhe arsimi, ata janë të detyruar, kemi informata shumë të sakta edhe nga Policia që janë duke i detyruar, informacione kemi edhe nga punëtorët serbë që i kemi këtu”- thotë ai.

E këto fakte ai thotë se nuk i ka deponuar pasi që Policia është në dijeni për këto çështje.

“Jo, nuk i kam deponuar këto, ne kemi vetëm dyshime se po hynë aty e po dalin dhe dy-tre persona kanë numëru pare kur kanë dalë nga aty. Unë kam bisedu edhe me drejtorin e Policisë në stacionin policor në Leposaviq dhe ata janë duke e përcjellë situatën”- shton ai.

Tutje Hetemi tregon se pse nuk i lejoi grupit iniciator të peticionit lokacionin tjetër për të cilin kishin kërkuar ta shfrytëzonin.

“Kanë kërkuar një sallë sportive por është bukur larg, dhe që t’i mbajmë në vëzhgim, me pa çka po bëjnë, se këta dinë edhe me manipulu, ua kemi dhënë këtu, fillimi ka qenë edhe vetë këtu para Komunës i kemi leju dhe këtu janë nga sot”, tregon ai, derisa thotë se këtë aktivitet (nënshkrimin e peticionit) ua kanë lejuar vetë që ta mbajnë.

Kjo pasi që ishte Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal që përmes një udhëzimi administrativ ka lejuar qytetarët të mbledhin nënshkrimet dhe të kërkojnë shkarkimin e kryetarit.

“Qeveria, Ministria e Pushtetit Lokal në bashkëpunim edhe me ne e kanë mundësu peticionin dhe nuk e kemi atë problem. Sipas mendimit tim ia ka vlejtë shumë, sepse po e shihni edhe ju vetë ndryshimin. Keni qenë edhe herave të tjera edhe gjatë protestave, ia ka vlejtë sepse është shtri sovraniteti në tërë Leposaviqin por edhe në tërë veriun e Kosovës”, tha kryetari Hetemi.

Zeqiri: Nuk besoj se peticioni për kryetarët në veri do të ketë sukses
Lexo po ashtu Zeqiri: Nuk besoj se peticioni për kryetarët në veri do të ketë sukses

Kryetari thotë se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme pasi që, sipas tij, e ka arritur qëllimin e tij.

“Nuk e besoj, ia kam arrit qëllimit. Më mirë me e lanë me kaq. Qëllimi jonë ka qenë shtrirja e sovranitetit dhe nëse vjen dikush pas neve këtu, shihni zyrën dhe komunën me simbole dhe ligje të Kosovës, nuk besoj që do të ketë struktura paralele”,shton tutje kryetari Hetemi.

Në fund etemi tregon pak edhe për punën në Komunë, duke përmendur faktin se punët po ecin mirë dhe në bazë të rregullave.

“Në Komunën tonë, zyrtarët janë shumica serbë, kemi drejtori, gjashtë drejtori i kemi shqiptare, po funksionon mirë, të gjitha zyrat i kemi pru këtu, para Vitit të Ri i kemi shpërnda 438 mijë euro subvencione, në bujqësi, shëndetësi, për njerëz që kanë qenë të sëmurë dhe studentëve u kemi nda bursa. Bashkëpunimi po ec mirë sepse të gjithë janë djem dhe vajza të reja që nuk kanë punu në institucione paralele më herët”, përfundon ai.

Ditëve të fundit kryetari Hetemi nuk po qëndron i ngujuar në Komunë ashtu si ka qëndruar për muaj të tërë.

Tani ai mund të dalë e të hyjë lirshëm në Komunë pa pasur ndonjë pengesë nga qytetarët siç kishte në fillim. Në oborrin e Komunës së Leposaviqit nuk u panë as ushtarakët e KFOR-it që ishin aty për muaj me radhë për të ofruar siguri pas tensionimit të situatës pas 26 majit të vitit të kaluar.

Atmosfera në Komunë dhe në oborr ishte e qetë. Aty kalonin qytetarë e makina të ndryshme pa u penguar nga askush.

Nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e Lulzim Hetemit shkoi pa ndonjë incident ndërsa tenda do të qëndrojë për disa ditë aty në mënyrë që të mblidhen 2 mijë e 691 nënshkrime sa duhen për të nisur procedurën e shkarkimit e tutje për të vazhduar me zgjedhjet e parakohshme.

Në rast se peticioni dështon dhe nuk arrihet të merren nënshkrimet e duhura, grupi iniciator do të ketë një mundësi të dytë për peticionin e radhës vetëm pas 12 muajve. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori