Kryetari i Komunës së Gjakovës dhe drejtoresha e DKRS, pritën në takim klubet e suksesshme sportive të Gjakovës

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës, Adea Roka Pylla, kanë pritur në takim klubet sportive të Gjakovës, të cilët së fundmi kanë arritur të fitojnë çmimet e para në sportet e tyre respektive.
Gjakova u shpërblye me këto çmime, falë këtyre klubeve sportive:
Kupa e Ligës së Dytë në Basketboll dhe inkuadrim në Ligën e Parë, e fituar nga Klubi i Basketbollit "Gjakova", me tranjerin Hektor Grezda.
Kupa e Ligës së Parë në Basketboll, në konkurencën e femrave, e fituar nga Klubi i Basketbollit "Vëllaznimi", në krye me me trajnerin Pal Sylaj.
Kupa e Ligës Unike, në konkurencën e meshkujve, e fituar nga Klubi i Basketbollit "Vëllaznimi", në krye me me drejtorin e klubit, Ideal Bakija.
Si dhe në krye me trajnerin Blendi Haxhikadrija, KV “Vëllaznimi”, në konkurencën e meshkujve dhe të femrave, arriti të shpallej kampion i Superligës B, duke u inkuadruar këshrtu në Superligën A.
Në këtë takim kryetari Gjini, dhe drejtoresha e DKRS, Adea Roka Pylla, shprehën përgëzimin dhe mirënjohjejen për përkushtimin, mundin dhe suksesin e arritur nga këto klube sportive, si dhe shprehën edhe njëherë mbështetjen instutcionale për sportin në Gjakovë. /Telegrafi/


















































