LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati zgjidhet edhe kryetar i degës së LDK-së në këtë komunë

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati zgjidhet edhe kryetar i degës së LDK-së në këtë komunë

Lidhja Demokratike  e Kosovës, ka mbajtur sot Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të degës së saj në Komunën e Istogut.

Nga procesi zgjedhor, me unanimitet të plotë kryetar i degës së LDK-së në Istog u zgjodh Ilir Ferati, njëherit edhe kryetar aktual i kësaj komune.

I pranishëm në këtë proces ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Abdixhiku në një postim në Facebook ka shkruar se zgjedhjet në LDK janë gjithmonë festë, por këto të Istogut na vijnë pas shuarjes së hershme të Haki Rugovës.


Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së dhe Ilir Ferati kryetar i Istogut dhe degës së LDK-së në këtë komunë/ Foto: LDK

“Me Ilirin, kryetarin e tanishëm të komunës dhe tani kryetarin e ri të degës, rrugëtimi ynë politik për një Kosovë të drejtë e përparimtare vazhdon gjithëherë”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i sapozgjedhur i degës së LDK-së në Istog, Ilir Ferati, pasi që falënderoi delegatët për besimin e dhënë, theksoi se angazhimi dhe përkushtimi i tij do të jetë permanent, ku shtoi se LDK mbetet e hapur për profesionistë e profesioniste të të gjitha niveleve.

Në këtë Kuvend, strukturave partiake iu bë thirrje për mobilizim të vazhdueshëm në kuadër të ciklit të ri të takimeve nëpër gjithë Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori