Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka deklaruar se gjatë vitit 2025 sa i përket investimeve kapitale, 22 projekte në mbështetje financiare nga niveli qendror, do të realizohen në vlerë prej 13 milionë euro.
Hyseni theksoi se Drejtoria për Zhvillim Ekonomik gjatë vitit paraprak ka shënuar progress sa i përket realizimit të aktiviteteve të cilat kanë ndikim drejtëpërdrejt në zhvillimin ekonomik lokal dhe ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve të komunës.
“DZhE-ja, do të bashkë-financoj projektet prioritare në vlerën prej 5.827,087.99 euro nga të cilat 7,086,360.73 euro do të financohen nga donatorët”, tha Hyseni.
I pari i komunës tregoi gjatë vitit 2024 kishte filluar inicimi i projektit ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në Gjilan, në vlerë prej rreh 1 milionë dhe është nënshkruar kontrata.
“Ky projekt madhor do të jetë një epokë e re për transportin, ku do të kemi një stacion modern. Kohëzgjatja e përfundimit të këtij projekti është për dy vjet”, tha Hyseni.
Ai më tej shtoi se disa prej projekteve të investimeve kapitale sipas marrëveshjeve me donatorë janë planifikuar të realizohen për periudhën dy-vjeçare dhe priten të përfundojnë sivjet.
Kryetari i Gjilanit, tha se Kult Qendra në lagjen Dardania, është në ekzekutim të punëve, ku vlera e saj është 1.2 milionë euro.
Sipas tij edhe zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” është në ekzekutim të punëve.
“Fundviti erdhi me super investim në Gjilan. Nënshkruam kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, po rinovojmë Palestrën e Sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, tregoi në proces është edhe impianti për trajtimin e ujërave të zeza në qytet dhe së shpejti pritet të nisin punimet, pas shpronësimeve.
Kryetari tregoi edhe për asfaltimin e rrugës në fshatin Haxhaj, terrenet sportive. Kanalizimi fekal Livoç të Poshtëm – Livoç i Epërm- Lagjja Kodra e Thatë.
Sipas tij asfaltimi i rrugës nga fshati Dobërçan- Pogragjë ka përfunduar prej 3.7 kilometrash. Në fshatin Malishevë po vazhdon faza e 2, asfaltimi i rrugës në fshatin Kokaj dhe rruga Llovcë – Ranatovcë.
Ai përmendi edhe mini parqet, terrenet sportive në fshatin Mihyr. Projektin Smart Citz (Neutral Host).
Ndërsa sa i përket progesit në sektorin e arsimit, Hyseni tha se në tri shkolla janë bërë investime në infrastrukturë e laboratorë si: SH.F.M.U. ‘’Abaz Ajeti’’. SH.F.M.U. ‘’Rexhep Elmazi’’. SH.M.T. ‘’Mehmet Isai’.
Kryetari i Gjilanit, tha se komuna për vitet 2023 dhe 2024 ka përkrahur bizneset e reja dhe ato ekzistuese të grave me mjete financiare me vlerë 248,000.00 euro.
“Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, me qëllim të përkrahjes dhe subvencionimit të bizneseve të reja dhe atyre të grave ndërmarrëse ekzistuese për vitin 2025 ka planifikuar në ndajë 220,000 euro”, tha kryetari Alban Hyseni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

PDK në Gjilan akuzon kryetarin Hyseni për bllokim të qëllimshëm të buxhetit

Policia në Gjilan për një javë shqipton mbi 1 mijë gjoba – apelon qytetarët të respektojnë dispozitat ligjore në trafik

Mirënjohje për kontributin – Kryetari Haliti nderon mësimdhënësit e pensionuar

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit