Pas vërshimeve në Deçan, si pasojë reshjeve të mëdha të shiut, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm, ku edhe bashkë me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Shërbimin e Zjarrfikësve, Policinë e Kosovës dhe Kompaninë “Higjiena”, si dhe kompanitë tjera, kanë krijuar një shtab të emergjencave.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të komunës së Deçanit, ku thuhet se janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të kthehet gjendja e krijuar në normalitet.
“Jam i shqetësuar edhe unë si kryetar i komunës me këtë gjendje. Kjo situate është krijuar si pasojë e një kanali i quajtur ,,Përroi i Ukjave,, cili xhindet në kryqëzimin e rrugës ,,Sali Çeku,, tek rruga që të dërgon tek Manastiri dhe rruga e UÇK-së. Ky kanal disa herë është pastruar dhe betonuar por kjo vjen si pasojë e pakujdesisë së qytetarëve të cilët në vazhdimësi hedhin mbeturina, dhe një shi i rrëmbyeshëm sikurse ka rënë mbrëmë sjell edhe pasoja dhe dalje te ujit nga shtrati neper qytet”, tha Ramosaj.
Gjatë këtij takimi me shtabin emergjent, ai bashkë më kompanitë e kontraktuara dhe shtabin e krijuar kanë dalë edhe në terren për të parë nga afër gjendjen .
Ata kanë vizituar edhe fshatrat Carrabreg, Prilep, Rastavicë, Baballoq , Isniq, dhe Dubovik.
Ekipet emergjente me kompanitë e kontraktuara janë dukë punuar në lirimin e urave në Carrabreg , Prilep dhe Baballoq ku paraqesin më shumë rrezik për përmbytje.
“Besoj se deri në orët e mbrëmjes gjithçka do të normalizohet ndërsa ky shtab më pastaj do të dalë në terren dhe do të bejë edhe verifikimin e dëmeve nëse ka shkaktuar në ndonjë ekonomi familjare apo biznese. Vlen te theksohet se përkundër gjendjes së krijuar situata është nën kontroll”, tha Ramosaj.
Ramosaj po ashtu ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes, ndërsa kërkoi që fëmijët të jenë nën përcjelljen e të rriturve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pasuria e Besar Durmishit – 18 prona tokë ndërtimore në emër të tij, nuk ka deklaruar shtëpi e as veturë personale

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit