Reduktimet e ashpra me energji elektrike ditëve të fundit i kanë çuar në këmbë kryetarët e disa komunave në Kosovë. Gjatë tërë ditës së martë komuna e Deçanit është përballur me ndërprerje të energjisë elektrike.
Kryetari i kësaj Komune, Bashkim Ramosaj, ka treguar për gazetën “Zëri” se ka pasur raste kur komuna e tij me fshatrat përreth kanë mbetur deri në tridhjetë orë pa energji elektrike, shkruan sot Gazeta Zëri.
Komuna e Deçanit po përballet me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike si pasojë e tensionit të lartë të rrymës, që është punuar keq nga ana e Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS).
Të paktën kështu është shprehur kryetari i kësaj Komune Bashkim Ramosaj në një prononcim për gazetën “Zëri”.
“Tek ne nuk bëhet fjalë për reduktime, por disa përsëritje të shpeshta, po flasim për tensionin e lartë që është punuar keq nga ana e KEDS-it dhe tash mbingarkesa që po krijohet në sezonin e dimrit kemi pëlcitje të këtyre kabllove që janë nëntokësore dhe po është procedurë e vështirë derisa po rehabilitohet. Kemi pasur rastin të mbesim deri në 40 orë pa rrymë, disa ditë përpara 30 e disa orë pa rrymë. Sot ka vazhduar gjatë tërë ditës, herë është lëshuar e herë është ndalur. Janë duke u munduar të bëjnë përmirësime”, ka treguar Ramosaj. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit
Kujdes format e mashtrimit përmes kriptovalutave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE