“Kryetarët e gjykatave të Maqedonisë që japin lëndë në dorë do të shkarkohen”

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska ua kujtoi kryetarëve të gjykatave të Maqedonisë, prezent në konferencën e sotme për funksionimin e sistemit elektronik për shpërndarjen e lëndëve se do të shkarkohen nga funksioni nëse ndajnë lëndë në dorë për gjykatës të paracaktuar, gjë që ka qenë praktikë e disa viteve me radhë.
Deskoska kujtoi se sistemi AKMIS doemos duhet të shfrytëzohet me përpikëri që të parandalohen manipulime. Deskoska kujtoi se ekziston një mundësi edhe që avokatët të dorëzojnë një lëndë e ta tërheqin disa herë, derisa tu bie gjykatësi i dëshiruar, dhe u zotua se do ta luftojë edhe këtë dukuri të manipulimit të sistemit.
“Ju, të gjithë kryetarët e gjykatave duhet të ndihmoni zbatimin e ligjeve. Të jeni transparent ndaj mediave dhe opinionit, pasi ky është parakusht për kthimin e besimit në gjyqësor. E dini se një prej ndryshimeve ligjore të fundit është që kryetarët e gjykatave që do të ndajnë lëndët në dorë të mund të shkarkohen. Përgjegjësia e njëjtë vlen edhe për ata që do të pranojnë të marrin lëndë në dorë”, u tha Deskoska pjesëtarëve të sistemit gjyqësor.
Dajana Palekin, oficere politike e ambasadës së SHBA së në Shkup u tha të pranishmëve që doemos duhet të nisë zbatimi i përpiktë i ndryshimeve të fundit ligjore nga pakoja e gjyqësorit, përfshirë edhe funksionimin e drejtë të sistemit AKMIS.
“Bërja dhe votimi i ligjeve është pjesa më e lehtë, tani duhet të vijë në shprehje integriteti juaj. Integriteti i funksionarëve, gjykatësve, dhe gjithë atyre që e përbëjnë gjyqësorin. Nevojitet kontributi juaj për një gjyqësor të pavarur dhe për shpërndarjen e drejtë të lëndëe nëpër gjykatës”, tha gjatë fjalimit të saj Dajana Palekin, oficere politike e ambasadës së SHBA së në Shkup.
Ministrja e Drejtësisë komentoi edhe faktin se hetimi për keqpërdorimin e sistemit AKMIS po shkon tejet ngadalë, dhe se deri më tani vetëm një person është nën hetim për keqpërdorim. Në pyetjen përse nuk hetohet kryetari i Supremes Jovo Vangellovski dhe përse nuk mban përgjegjësi, Deskoska tha se kjo është pyetje që duhet drejtuar Këshillit Gjyqësor, dhe kundërshtoi mendimin që Vangellovski po kursehet, apo mbrohet nga përgjegjësia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë