LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e LDK-së mbajti mbledhje, u diskutua për takimin e Berlinit

Kryesia e LDK-së mbajti mbledhje, u diskutua për takimin e Berlinit

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka diskutuar për çështjet aktuale politike në vend në mbledhjen të cilën e kanë mbajtur dje.

LDK-ja ka shprehur qartë qëndrimin rreth punimeve të Samitit të Berlinit.

Gjatë mbledhjes janë diskutuar dhe aprovuar nga Kryesia, Raporti i Punës dhe Raporti Financiar për periudhën katërvjeçare 2015-2019, të cilat do të përcillen në Këshillin e Përgjithshëm dhe Kuvendin e LDK-së për aprovim.


Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje është bërë vlerësimi i procesit të deritanishëm zgjedhor të LDK-së.

Në një deklaratë për media, thuhet se Kryesia ka konstatuar se në përgjithësi është duke u zhvilluar një proces i rregullt, i suksesshëm, demokratik dhe me një interesim të madh të qytetarëve të kyçen nëpër struktura të LDK-së.

“Me këtë proces LDK-ja po e rikonfirmon orientimin e saj politik të qendrës së djathtë. Degët janë shtyllë esenciale e organizimit dhe veprimit të LDK-së dhe organizimi i suksesshëm i zgjedhjeve tregon qartë se LDK-ja do të jetë në vazhdimësi forca politike më e madhe në vend”, thuhet në deklaratë.

Kryesia vendosi të fillohet me zgjedhje edhe në degët që kanë mbetur në fazën e dytë si dhe në degët e LDK-së jashtë vendit.

“LDK është e përkushtuar për përfshirje sa më të madhe të grave dhe të të rinjve në strukturat e saj. LDK-ja në vazhdimësi do të ju informoj për procesin zgjedhor të brendshëm dhe për qëndrimet e saj në lidhje me çështjet aktuale politike”, përfundon deklarata.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori