Me rastin e 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule në memorialin e Jasharajve në Prekaz.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se këtë ditë kanë zgjedhur ta fillojnë pikërisht në vendin ku filloi historia e Kosovës.


“Sot në këtë ditë të veçantë për Kosovën, kryesia e PDK-së kemi zgjedhur ta fillojmë ditën nga një vend i veçantë, këtu ku ka filluar historia e Kosovës”, tha Hamza.

Ai shprehu urime për të gjithë qytetarët e Kosovës duke cekur se shteti i Kosovës për këto vite ka pasur të arritura dhe besojmë se shteti i Kosovës do të ketë të arritura edhe më të mëdha në vitet në vijim. /Telegrafi/

86702696 2324389967663009 2001820381911973888 n

87068380 619178232196924 7753531144653504512 n

Prekaz 1722020 3