Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka folur për gjendjen e korporatës dhe ndryshimeve që janë bërë në bordin e saj.
Istrefi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se në takimin e parë me ministren e dikasterit ka kërkuar nga ajo të dijë nëse kanë agjendë politike me Telekomin apo jo.
“Aseti më i madh në Telekom është ai njerëzor. Ata janë përgatitur profesionalisht prej 20 vitesh”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës thotë se brenda korporatës janë 2,355 punëtorë, për të cilët thotë se kanë investuar në përgatitje.
“Çdo ndryshim që bëhet në menaxhment krijohet panik dhe pasiguri te stafi”.
Istrefi thotë se nuk ka ardhur në krye të Telekomit me lidhje politike dhe sipas tij edhe nëse shkarkohet ai do të del me kokën lartë.
“Nuk kam ndonjë informatë nga Bordi. Në momentin kur ka ardhur bordi i ri më kanë ardhur në zyre dhe më kanë thënë: “Në rregull jemi. Ke besimin tonë që të vazhdojmë tutje””.
Kryeshefit ekzekutiv të Telekomit nuk i ka pëlqyer aspak shprehja e kryeministrit për “gjakderdhje financiare”.
Ai thotë se Telekomi i paguan postës shumë të mëdha për qira dhe nuk mund të flitet për gjakderdhje.
“Ne të dyja jemi ndërmarrje publike. Na lironi nga qiratë dhe në investojmë ato shuma”.
Istrefi thotë se pagën e ka 5,180 euro por që ka kërkuar edhe nga bordi i kaluar që të ulet paga e tij dhe të tjerëve.
“Nëse është e nevojshme të shkohet me pagë minimale për mua. Dua të jem shembull në ët mirë të korporatës”, tha ndër të tjera Bedri Istrefi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!