LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 8° partlycloudy_day

Kryeprokurori i Prizrenit flet për rastin e ministrit Damka dhe ndalimin 48 orësh

Kryeprokurori i Prizrenit flet për rastin e ministrit Damka dhe ndalimin 48 orësh

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka bërë të ditur se tre persona dyshohen për rastin e sulmit dhe kanosjes ndaj anëtarëve të YTHP-së në Prizren, ndërkohë që për dy prej tyre është nxjerrë vendimi për ndalimin 48 orësh.

Në këtë rast të ndaluarit janë Fikrim Damka, kryetar i KDTP-së dhe ministër i MZhR-së dhe nipi i tij, F.D.

Kryeziu ka theksuar se rasti dyshohet se ka ndodhur të dielën me 9 shkurt.


“Në ditën e zgjedhjeve kemi pasur një rast ku rreth orës 18:30 janë paraqitur dy ankues, në cilësinë e viktimave, një grua dhe një burrë, duke pretenduar se janë viktima të një sulmi dhe të një kanosjeje për jetë”, ka thënë Kryeziu.

Sipas tij pas kësaj informate bashkë me hetuesit policorë janë ndërmarrë veprime në vendin e ngjarjes dhe janë siguruar prova personale dhe materiale.

“Kësisoj kemi ardhur në përfundimin që në këtë rast kemi tre persona të dyshuar, ku edhe kemi vendosur që dy prej tyre të ndalohen me vendim të Prokurorit të Shtetit për 48 orë, për shkak të dy veprave penale sulm dhe kanosje serioze për jetë”, është shprehur Kryeziu.

Sipas tij viktimat në këtë rast kanë deklaruar se janë të rrezikuar ata dhe familjarët e tyre.

“Në bazë të provave materiale që i kemi siguruar në vendin e ngjarjes rezulton se kanë qenë të involvuar disa persona. Madje kjo ka ndodhur në prezencën e së paku 20 personave dhe është dashur të marrim veprime të shumta dhe kemi ardhur në përfundimin që dy persona për të cilët është pretenduar se janë të dyshuar ka prova, dhe për këtë arsye kemi lëshuar vendim për ndalim 48 orësh”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka sqaruar se rasti nuk ka të bëj me procesin zgjedhor, ndonëse mund të ketë motive politike-partiake, meqë personat e përfshirë në këtë rast edhe më parë kanë pas ngatërresa mes veti. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori