LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori Lumezi dhe Havolli bisedojnë për luftimin e korrupsionit

Kryeprokurori Lumezi dhe Havolli bisedojnë për luftimin e korrupsionit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në një takim pune drejtorin e ri të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ku u bisedua për sfidat, që paraqiten në fushën e luftimit dhe parandalimit të korrupsionit.

Kryeprokurori Lumezi, duke vlerësuar lartë angazhimin dhe kontributin dhjetëvjeçar të dhënë nga ish drejtori i kësaj Agjencie, Hasan Preteni, e uroi për detyrën e pranuar drejtorin e ri të kësaj Agjencie, Shaip Havolli, duke i ofruar mbështetje të plotë nga ana e tij në luftën kundër korrupsionit, që është prioritet i Prokurorit të Shtetit dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi e njoftoi drejtorin Havolli se prokuroria është duke i trajtuar me prioritet lëndët që ndërlidhen me korrupsionin, sidomos ato të nivelit të lartë dhe gjithmonë iu epet prioritet lëndëve që vijnë nga Agjencia Kundër Korrupsionit.


Kryeprokurori Lumezi poashtu kërkoi nga drejtori Havolli që të fokusohet më shumë në parandalimin e korrupsionit në fushën e prokurimit publik.

Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të luftës kundër korrupsionit dhe parandalimit të tij, si dhe fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori