LAJMI I FUNDIT:

Kryepeshkopi gjerman ofron dorëheqje për shkak të abuzimeve seksuale në kisha

Kryepeshkopi gjerman ofron dorëheqje për shkak të abuzimeve seksuale në kisha

Një nga kryepeshkopët më të shquar katolik gjermanë sot i ofroi dorëheqje, Papa Françeskut, duke përmendur trajtimin e skandalit me abuzime seksuale në kisha si një arsye që ai dëshiron të tërhiqet duke thënë se kisha kishte arritur në “pikën e vdekur”.

Kardinali Reinhard Marx, 67-vjeç, kryepeshkopi i Munichut dhe Freisingut, publikoi në internet pjesë të letrës së tij të dorëheqjes drejtuar Papës.

Në letër, ai shkroi se dëshiron të marrë një pjesë të përgjegjësisë për “katastrofën e abuzimit seksual nga mbajtësit e zyrave të kishës në dekadat e fundit”.


Marx, i cili udhëhoqi Konferencën e Peshkopëve Gjermanë nga 2014 deri në 2020, shkroi se hetimet gjatë dekadës së fundit treguan se janë vërejtur “shumë dështime personale dhe gabime administrative, por edhe dështime institucionale ose sistematike”, raporton dw.

Në vitin 2018, një raport i porositur nga kisha arriti në përfundimin se të paktën 3.677 persona u abuzuan nga klerikët në Gjermani midis periudhës 1946-2014. Më shumë se gjysma e viktimave ishin të moshës 13-vjeç ose më të rinj kur ndodhi abuzimi dhe gati një e treta e tyre ishin djem altari, sipas raportit.

Në fillim të këtij viti, në një raport tjetër rreth abuzimit seksual në dioqezën perëndimore të Kolnit, nxori raste të shumta të abuzimit seksual nga priftërinjtë. Kryepeshkopi i Hamburgut, një ish-zyrtar i kishës së Kolnit i cili ishte fajësuar në atë raport, i ofroi dorëheqjen Papës dhe iu dha një “pushim” në afat të papërcaktuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Evropa
SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Evropa
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Amerika
Kalo në kategori