LAJMI I FUNDIT:

Kryeparlamentari Veseli takoi diasporën shqiptare në Vjenë (VIDEO)

Kryeparlamentari Veseli takoi diasporën shqiptare në Vjenë (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka takuar në Ambasadën e Kosovës në Austri dhjetëra bashkatdhetarë, me të cilët ka bashkëbiseduar për zhvillimet në Kosovë, sfidat me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët, si dhe për mundësitë e lehtësirave që shteti mund tu ofrojë.

Veseli u njoftua nga bashkatdhetarët për të arriturat e tyre dhe për mundësitë e lidhjes më të madhe mes tyre dhe institucioneve të Kosovës.

Ai theksoi se forcimi i shtetit të Kosovës dhe konsolidimi i mëtejmë ndërkombëtarë i tij, do të thotë mbështetje më e madhe edhe për bashkatdhetarët të cilët tashmë jetojnë në vende të tjera, siç është Austria.


Veseli tha se Kosova tani ka nevojë për investimet e mërgatës së saj në Austri dhe gjetiu, e cila ka konsoliduar biznese në lëmenj të ndryshëm, si dhe për arritjet akademike të të rinjve, të shkolluar në universitete prestigjioze austriake dhe të tjera ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori