LAJMI I FUNDIT:

Kryeparlamentari Veseli lanson bibliotekën digjitale të Kosovës

Kryeparlamentari Veseli lanson bibliotekën digjitale të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka lansuar sot bibliotekën digjitale, duke theksuar se me këtë projekt do të përfitojnë të gjithë studentët dhe adhuruesit e librit.

Ai tha se të rinjtë tanë janë gjeneratë e epokës digjitale, gjeneratë e inovacionit dhe dijes, që sjell zhvillim ekonomik.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së hapjes solemne të bibliotekës digjitale, e cila u bë në kuadër të Edicionit të 17-të të Javës së Bibliotekës, kryeparlamentari Veseli tha se dy dekada pas çlirimit dhe një dekadë pas pavarësisë së Kosovës, duhet të punohet fort për shtetndërtim, duke luftuar korrupsionin dhe fuqizuar institucionet e dijes.

Ai tha se lansimi i bibliotekës digjitale paraqet një lehtësi të madhe për studentët dhe libërdashësit, duke i bërë ata të barabartë me kolegët e tyre nëpër vendet e tjera, konform trendëve të zhvillimit teknologjik bashkëkohor.

“Sa herë vij në këtë ambient për mua është pjesë e emocioneve, pasi që e kujtoj herën e parë që kam ardhur këtu si 18-vjeçar, në ditën e parë të studimeve. Kemi kaluar momente gëzimi e sakrifice dhe këto emocione vetvetiu barten në pjesën e përgjegjësive institucionale që kemi sot”, theksoi Veseli.

Kreu i Kuvendit tha se më shumë një dekadë pas shpalljes së pavarësisë,  institucionet duhet të punojnë më mirë, ngase siç tha ai, shteti nuk forcohet duke ikur apo duke u tërhequr nga sfidat.

“Sfidat kanë qenë gjithmonë, por ne kemi qenë ata që nuk jemi dorëzuar para tyre. Në situatën që kemi sot, sfidat janë evidente, por më të vogla se ato që kanë ekzistuar dy dekada më parë. Në luftë jemi ballafaquar me Serbinë dhe sot kemi suksesin tonë”, theksoi Veseli.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se kjo ministri është duke ndihmuar institucionet e dijes për zhvillimin e tyre, ndërsa drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraku, pohoi se biblioteka digjitale do shërbejë për ruajtjen e trashëgimisë së shkruar të bibliotekës kombëtare të Kosovës.

Ministri i Kulturës si dhe drejtori i BKK e falënderuan Veselin për iniciativën e tij të para një viti për digjitalizimin e bibliotekës e cila u jetësua sot.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori