Kryeparlamentari Talat Xhaferi uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka uruar gjithë besimtarët e konfesionit islam për festën e Kurban Bajramit, duke uruar paqe dhe shëndet.
Urimi i plotë i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi:
“Të nderuar qytetarë, pjesëtarë të konfesionit islam, Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të konfesionit islam në vend dhe kudo që gjenden jashtë tij, ju shpreh urimet e mia të përzemërta me rastin e festës së madhe myslimane – Kurban Bajrami, me shpresë që festa të ju gjejë me shëndet të mirë, paqe shpirtërore dhe ngrohtësi familjare. Kurban Bajrami, si festë e solidaritetit dhe bashkëndjesisë, festë e zemërgjerësisë dhe faljes, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet njerëzve, pa dallim në janë të afërm, të largët, të njohur e të panjohur, le të kaplojë zemrat e të gjithë njerëzve dhe le ti mbushë me gëzimin që e sjell kjo ditë e madhe. Le të jetë edhe një arsye plus për tu tubuar bashkë rreth tryezës familjare, për të ndarë atë që kemi dhe nuk kemi, sado pak apo shumë që është, me ato që kanë më pak fat dhe mirëqenie. Njerëzimi kalon nëpër një periudhë të zymtë të ekzistimit kur vihet në pyetja siguria e jetës, ekzistenca ekonomike dhe mirëqenia shëndetësore. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk janë përjashtim. Edhe pse kemi teknologji të avancuar dhe globalizimi ndihet në çdo kënd, përsëri jemi të largët dhe të huaj. Përsëri jemi të vetmuar dhe i luftojmë betejat tona intrapersonale dhe interpersonale vetë. Mos lejojmë së paku për çështjet thelbësore të jemi vetë por, të bashkohemi për të tejkaluar bashkë çdo pengesë apo vështirësi që na shfaqet para. Le të kremtojmë bashkë jetën dhe të ndërtojmë ardhmërinë e përbashkët. Të gjithë jemi pjesë e pandashme e këtij trualli dhe kujdesi dhe ruajtja e tij është obligimi i të gjithëve ne. Edhe njëherë, urime Kurban Bajrami dhe për shumë vite ta festojmë!”, thuhet mes tjerash në urimin e kryekuvendarit Xhaferi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MSH Maqedoni: Kryhen dy transplantime, një në deformitetin e këmbës dhe tjetri në ligamentin kryqëzues të përparmë të gjurit

Rutte për mandatin e FSK-së, Kastrati: Deklarata e tij është politike

Tetovë, bujqit në protestë për shkak të dëmtimit të kanalit për ujitje

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Fetoshi nga "Octopus": Mesazhet e Ruttes rikonfirmojnë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për paqe në Kosovë

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare