Kryen ndërhyrje 100 mijë dollarëshe në moshën 69 vjeçare, Kris Jenner shkëlqen krah të dashurit 25 vite më të ri në një mbrëmjeje gala në Los Angeles

Kris Jenner vazhdon të tërheqë vëmendjen me pamjen e saj të re pas ndërhyrjes së fundit estetike me vlerë 100 mijë dollarë.
Të enjten mbrëma, ajo mori pjesë në “YES Scholars' 25th Anniversary Gala” në Los Angeles, duke bërë një paraqitje që la të gjithë gojëhapur, shkruan DailyMail.
Personaliteti i njohur televiziv, 69 vjeçe, dukej shumë më e re për moshën e saj, ndërsa parakaloi në tapetin e kuq përkrah partnerit të saj, Corey Gamble, 44 vjeç.
Kris zgjodhi një fustan elegant të zi, të ngushtë pas trupit, të kombinuar me një xhaketë të qepur me detaje sateni, duke reflektuar elegancë dhe klas.
Pamjen e kompletoi me grim glamuroz që theksonte tiparet e saj rinore, vathë me diamante dhe syze dielli nga Prada.
Edhe Corey kishte zgjedhur ngjyrën e zezë, duke u paraqitur me kostum klasik.
Kris, e cila është në lidhje me Corey-n që prej vitit 2014, ka befasuar fansat edhe më herët këtë vit kur shfaqi fytyrën e saj të freskët, duke u krahasuar nga ndjekësit me vajzën e saj Kim Kardashian, 44 vjeçe.
Ylli i reality show-t ka zgjedhur kirurgun Steven M. Levine, i njohur si “maestro i facelift-it”, për këtë ndryshim të madh.
Ky kirurg është i preferuar nga shumë VIP-a, me procedura që nisin nga 45 mijë dollarë.
Në një intervistë për Vogue, Kris u shpreh pa hezitim: “Për mua, kjo është të plakesh me dinjitet – në versionin tim. Kam bërë një facelift rreth 15 vite më parë, kështu që erdhi koha për një rifreskim. Dua të jem versioni më i mirë i vetes sime dhe kjo më bën të lumtur”.
Ajo shtoi se vajza e saj më e vogël, Kylie Jenner, 28 vjeçe, e ka shoqëruar gjatë ndërhyrjes, ndërsa Kim ishte e pranishme gjatë gjithë kohës përmes FaceTime.
Kris nuk ka hezituar të ndajë hapur me publikun procedurat e saj, duke thënë se kjo mund të shërbejë si frymëzim për ata që nuk ndihen mirë me veten.
“Edhe kur bëra protezën e ijeve, ne e filmuam. Besoj fort që ndarja e këtyre përvojave mund të ndihmojë”.
Në intervistë, ajo foli edhe për aftësitë e saj të njohura menaxheriale. Kris tregoi se falë vendosmërisë së saj, familja ka pasur kontroll mbi përmbajtjen e 27 sezoneve të reality show-t të tyre.
“Unë nuk do ta vendosja kurrë familjen time në një situatë të pasigurt duke nënshkruar diçka që do t’u jepte të drejtën e plotë të bënin çfarë të donin me imazhin tonë”, tha ajo. “E kuptuam shpejt që momentet e vërteta, lotët dhe jetët tona reale kishin vlerë të madhe”.
Kris, e cila në nëntor mbush 70 vjeç, thotë se nuk ka ndërmend të ndalet: “Im atë punoi deri në moshën 82-vjeçare, edhe unë planifikoj të ndjek të njëjtin ritëm. Ndoshta deri në 85?”.
Përveç fytyrës së re, Kris ka bërë edhe një ndryshim të madh në garderobën e saj. Një burim për DailyMail ka treguar se ajo nuk është më masë 10, por tashmë është masë 6, njësoj si në vitet 1980.
“Dollapi i saj është transformuar plotësisht, rrobat janë shumë më të vogla dhe kjo e bën të lumtur pasi i rikujton trupin që kishte dikur,” tha burimi.
Edhe pse Kris nuk e ka bërë publike mënyrën e humbjes së peshës, fansat dyshojnë se mund të ketë përdorur ilaçin Ozempic, që përdoret për diabet dhe humbje peshe. Vetë Jenner ka thënë shpesh se forma e saj e mirë vjen nga ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik. /Telegrafi/





































































