LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja e Zelandës së Re sugjeron katër ditë pune në javë, si mënyrë për ta ndihmuar vendin pas COVID-19

Kryeministrja e Zelandës së Re sugjeron katër ditë pune në javë, si mënyrë për ta ndihmuar vendin pas COVID-19

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern u ka sugjeruar punëdhënësve që ta marrin parasysh mundësinë për katër ditë pune në javë, si një mënyrë për të rritur turizmin dhe për t’i ndihmuar punëtorët të adresojnë çështjet e vazhdueshme të punës.

Me anë të një video, Ardern tha se kjo ishte sugjeruar nga qytetarët, si një mjet për të stimuluar ekonominë dhe për të inkurajuar turizmin vendas, deri sa kufijtë mbeten ende të mbyllur për të huajt, përcjell Telegrafi.

Këto komente kanë nxitur reagime në Zelandë të Re, shumë prej të cilëve po pyesin nëse ndryshimi i shkaktuar nga pandemia e COVID-19 do të kthehet në normalitet.


“Dëgjoj shumë njerëz që sugjerojnë se duhet të kemi një javë pune katër-ditore. Në fund të fundit, kjo vlen vërtet midis punëdhënësve dhe punonjësve. Por siç kam thënë që ka shumë që kemi mësuar për COVID-19 për fleksibilitetin e të punuarit nga shtëpia”, tha Ardern.

Sipas FMN-së, ekonomia e Zelandës pritet të tkurret deri në 8 për qind, ndërsa shifrat e papunësisë mund të kalojnë 15 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Ekonomi
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Kalo në kategori