LAJMI I FUNDIT:

Kryeministria britanike paralajmëron lehtësim rajonal të masave, pasi numri i të infektuarve në Londër nuk po kalon mbi 24 persona brenda dite

Kryeministria britanike paralajmëron lehtësim rajonal të masave, pasi numri i të infektuarve në Londër nuk po kalon mbi 24 persona brenda dite

Lehtësimi i masave në Britani të Madhe do të bëhet në mënyre rajonale, ka paralajmëruar zëdhënësi i kryeministrisë britanike, pasi numri i të sëmurëve me coronavirus brenda një dite në Londër nuk po kalon mbi 24 njerëz.

Varësisht nga rajonet, do të bëhet edhe zbutja e masave të bllokadës, në mënyrë që banorët të lëvizin me më shumë lehtësi, bëri të ditur zyrtari i Downing Street, transmeton Telegarfi.


Ky vendim vjen pas një analize të kryer nga Universiteti i Kembrixhit dhe ekspertëve të Shëndetit Publik të Anglisë, që sugjeruan se sëmundja mund të zhduket në kryeqytet brenda disa javësh, nëse vazhdohet me shkallën aktuale të transmetimit.

Sipas të dhënave të deritanishme, konsiderohet se 20 për qind e londinezëve janë infektuar me coronavirus, derisa shkalla e infeksionit në Angli është rreth 12 për qind.

I njëjti raport, tregon se ka rënë edhe shkalla vendimtare R, që nënkupton numrin e njerëzve që i infekton, një pacient i infektuar me coronavirus.

“Hartat që ne i përcaktuam, flasin për faktin se do të jemi përgjegjës ndaj niveleve të infeksionit në baza lokale dhe të dhënave të në dispozicion, që mund të lehtësojnë disa prej masave me ritme të ndryshme në pjesë të ndryshme të vendit, ndërsa ka mundësi që në disa rajone të rivendosen masat”, thuhet në raportin e zëdhënësit të kryeministrisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori