Lexo po ashtu: KËTA POLITIKANË!
Nga: Teresa Galeote Dalama
Përktheu: Bajram Karabolli
Kryeministri, në gjumë, hidhet përpjetë nga një ëndërr e tmerrshme. Ende në ankth shikon fytyrën në pasqyrë. Është mesnatë, po gjumi i iku dhe nuk e ndjell dot më.
Gdhihet një ditë e turbullt, njësoj si shpirti i tij. Del në kopsht për t’u siguruar se gjithçka është në rregull. Ndërsa sëllin, kujton imazhet tronditëse të ëndrrës: në qelqnajat e mëdha të dritareve të dhomës së gjumit, njerëz që zvarriteshin, duke u ngjitur drejt çatisë. E ha mëngjesin pa oreks dhe e kalon ditën tërë shqetësim: ato skena, edhe pse të vagëlluara, nuk i hiqen dot nga koka.
Kur shkon në zyrë, e informojnë për incidentet e fundit, dje dhe në vazhdim: “Z. Kryeministër, njerëzit kanë braktisur vendet e punës. Kompanitë janë në krizë. Mijëra njerëz kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit dhe policia ka përdorur forcën për t’i shpërndarë. Për pasojë, ka tridhjetë të vdekur dhe njëqind të plagosur: të gjithë janë protestues”. Kryeministri bën një telefonatë dhe udhëzon kreun e Ministrisë së Sigurisë Kombëtare që të mos përsëriten më turbullira: “Duhet dhënë fund protestave në rrugë; na prishin imazhin e mirë. Shërbimi policor dhe ai i inteligjencës duhet të jenë më të rreptë dhe më efikas”. Kryeministri ishte i bindur se koordinimi i këtyre dy organeve do të rivendoste rendin.
Netët në vijim fle më qet, por kjo qetësi është tejet e përkohshme. Kalon vetëm një javë dhe, përsëri, i njëjti makth në gjumë. Tani njerëzit që ngjiten përpjetë qelqnajës janë shumë më tepër. Ka edhe gra edhe fëmijë. Zgjohet duke u dridhur. Thërret shefin e sigurisë dhe i thotë se kishte armiq që përpiqeshin të pushtonin rezidencën e tij. Kontrollojnë çdo qoshe të vilës dhe gjithë anekset dhe lulishten përqark, por nuk gjejnë asgjë të dyshimtë.
Atë ditë, mbledh Këshillin e të Trembëdhjetëve dhe trajton çështjen e marrëdhënieve ndërkombëtare. Urdhëron që organet më të larta ekonomike dhe politike të merrnin masat urgjente që, marrëdhëniet me vendet e ndryshme, të konsolidoheshin me marrëveshje të reja bashkëpunimi. Pastaj, Kryeministri kërkon informacion mbi zhvillimet e fundit në vend.
– Z. Kryeministër, situata kërkon që përqendrimeve të dhunshme, aty-këtu, u duhet dhënë fund; jo vetëm për sigurinë tonë, por edhe për atë të aleatëve tanë, – thotë Ministri i Sigurisë.
– Mos i përkëdhelni. Veproni me dorë të fortë. Mos lejoni aspak trazira që rrezikojnë paqen që e kemi arritur me aq shumë përpjekje, – përfundon Kryeministri.
Atë natë, për të fjetur top, merr një pilulë gjumi dhe bie hop në shtrat, pa e çarë kokën për shqetësimin e ëndrrës së tij. Por, shumë shpejt, zgjohet nga një makth i çuditshëm: diçka dukej sikur notonte në mjedisin e dhomës dhe e bënte ajrin të rëndë. Thërret mjekun dhe i tregon për atë ndjesi të rrallë. Mjeku, pa i kushtuar shumë rëndësi kësaj ndjesie, i jep një qetësues për t’i larguar shqetësimin.
Gjatë ditëve në vijim, vendi gëzon qetësi absolute. Revoltat e studentëve ishin mposhtur, protestat me braktisje të punës ishin luftuar me një ligj të posaçëm kundër dembelëve dhe keqbërësve, si pasojë e të cilit po zbrazeshin rrugët dhe po mbusheshin burgjet. Tashmë vendit i duheshin një numër më i madh burgjesh. “Ruajtja e qetësisë në rrugë është gjëja më e rëndësishme”, i sugjeron Kryeministri Këshillit të Trembëdhjetëve. Kësisoj, për të ruajtur rendin vijnë ndihmë edhe forca ushtarake. Kjo masë dha rezultate të mira, megjithëse, në gjithë vendin, la dhjetë mijë të vdekur, tridhjetë mijë të plagosur dhe shumë të tjerë të humbur. Me urdhër të Kryeministrit, Këshilli mblidhet përsëri. “Megjithatë, kurrsesi nuk duhet të kthehemi mbrapsht”, thonë të gjithë, njëzëri.
Atë natë Kryeministri fle paqësisht, pa asnjë makth. Të nesërmen i raportojnë se përsëri kishte pasur trazira dhe se kishte pesë mijë protestues të vdekur, gjatë përplasjes me forcat qeveritare.
Vjen nata dhe Kryeministri bie për gjumë. Përsëri shikon në ëndërr njerëz që ngjiten në qelqnajën e dritares. Por, kësaj radhe gjëja është shumë më e tmerrshme: E gjithë vila e tij, përfshirë lulishten, ishte pushtuar nga njerëz të veshur me të zeza. Ishin aq afër sa dukeshin si një trup i vetëm që zvarritej nëpër dysheme dhe mure, drejt tavanit të dhomës së gjumit. I mbytur në djersë të ftohta, zgjohet i llahtarisur, duke bërtitur. Thërret shefin e sigurisë. Kontrollojnë me kujdes, gjithë godinën dhe vendin, tej e këtej, por, pas disa orësh kërkimi intensiv, nuk gjejnë asgjë të dyshimtë. Kur mjeku, me shumë kujdes, i thotë se vuante nga ankthi, Kryeministri urdhëron që, në gjithë vendin, të bëhej një anketim për të kontrolluar popullaritetin e tij. Pas kësaj, sondazhet mësojnë se gjysma e popullsisë ishte e pakënaqur me politikën e qeverisë. Shërbimet e Inteligjencës i raportojnë: “Z. Kryeministër, gjysma e popullsisë është e devotshme për ju”. “Atëherë, le të shtojmë burgjet për gjysmën tjetër. Unë nuk dua kundërshtarë”, urdhëron Kryeministri.
Kur mëson se burgjet qenë kthyer në fuçi baruti, se trazirat në to po bëheshin më të shpeshta dhe se rojet nuk ishin në gjendje të ruanin rendin, Kryeministri, përsëri, në gjumë tmerrohet nga makthi. Turma të mëdha njerëzish zvarriten ngadalë nëpër tavan, duke e lëpirë atë. Përsëri thërret shërbimin, por tashmë nuk i vjen askush. Atëherë, përpiqet të ndezë dritat, por dritat nuk ndizen. Shikon se jashtë po grumbullohet një turmë e madhe me njerëz. Fytyrat e tyre janë të tmerrshme: të shqyera dhe të mbuluara në gjak. Nga era e padurueshme që depërton përmes të çarave të dyerve dhe dritareve Kryeministri nuk merr dot frymë. Më në fund, vë re se ata ishin të vdekur. O Zot, gjithandej të vdekur! Edhe pse errësirë, ai mund të shohë se, kudo në lulishte, po mbinin trupa të vdekur. Ngado kufoma që përpiqen të gëlltisin vilën. Kryeministrit i mbahet fryma, por tmerri e pengon të hapë dritaren. Me shumë mundim, përpiqet të hedhë disa hapa drejt derës, por me të arritur atje, shikon se doreza e derës fillon të lëvizë. Dera po hapet ngadalë … Një ulërimë rrëqethëse i del nga fyti. Pastaj, mbi tërë vilën e tij madhështore, bie një heshtje varri.
Në tetë të mëngjesit, Kryeministrin e gjejnë të shtrirë në dysheme, pranë shtratit, me sytë të shqyer.
Shërbimi i Sigurisë me përforcime rrethon zonën e vilës së Kryeministrit, por asgjë të dyshimtë nuk gjejnë, përveç asaj se tërë banesa kutërbonte nga një erë e qelbur mbytëse.
Atë ditë, Shërbimet e Informacionit japin lajmin e shkurtër: “Sot në mëngjes, në vendbanimin e tij, Kryeministri u gjend i vdekur, në rrethana të çuditshme. Po hetohet mbi implikimet e mundshme të një komande ekstremiste që mund të ketë hyrë në rezidencë, gjatë natës”.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftoftë: Si e mashtroi Tito, Perëndimin?

Enver Hoxha dhe Skënderbeu në një pikturë!

Muzika qytetare e Tiranës

E pyetën shqiptarin nëse do të shkojë në Ferr, dhe ai u përgjigj: Sa është rroga atje?

Polemika e vitit 1941 e Dom Nikoll Mazrekut: Kundër penës helmuese të priftit italian Fulvio Cordignano

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Ish-ministri Mehaj për ngjarjet në veri: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike

Hovenier për “Politico”: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar – armët e konfiskuara nuk mund t’i siguronte një qytetar i thjeshtë