Deklarata e kryeministrit Ramush Haradinaj, ku e pranon publikisht se ai gjuan me armë dhe se “nuk bohet kiameti me gjujtë”, mund të prodhojë konsekuenca ligjore për faktin se gjuajtja me armë mund të dënohet deri në 5 vjet burg me Kodin Penal të Kosovës.
Oda e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj ishte vendi ku kishte gjuajtur me armë ministri i Diasporës, Dardan Gashi. E videoja ishte bërë publike në media.
Si pasojë, Policia e Kosovës ka ushtruar kallëzim penal në Prokurori pas hetimeve për të shtënat me armë zjarri në ambient të mbyllur, ku përfshihet edhe ministri Gashi.
I pyetur se çfarë mendon për këtë rast, kryeministri ka thënë se “nuk është kiamet kjo punë”, ngase edhe ai gjuan në oda, duke u thirrur në Kanun. Por, gjuajtja me armë është vepër e sanksionueshme deri në 5 vjet burg me Kodin Penal të Kosovës. E krahasimi që kryeministri bën mes gjuajtjes me armë dhe tejkalimit të shpejtësisë me veturë është i gabueshëm, ngase e para është vëpër penale e dënueshme me burg, ndërsa e dyta vepër kundërvajtëse që sanksionohet me gjobë.
“Nuk e di qëllimin e asaj ndeje, por të jem i sinqertë, edhe unë qes n’oda vet. Më ka ndodhë në Dukagjin ‘kanunçe’… Ta sjell i zoti i shtëpisë armën që të gjuash, dhe gjuan”, ka deklaruar kryeministri në emisionin “Interaktiv”.
Kodi Penal në nenin 365 të tij flet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ku në pikën 1 thuhet: “Kushdo që me anë të armëve shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet”.
Ndërsa në nenin 3 thotë: “Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në vendin ku janë të pranishëm një numër i madh i njerëzve, kryesi dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet”.
Tutje, kryeministri bën krahasim me “tejkalim të shpejtësisë”.
“Çka të bësh… nuk është mirë… është shkelje ligjore sikur kur e tejkalon shpejtësinë me veturë, por ndodh kjo në Kosovë”, ka deklaruar Haradinaj.
Por, kjo vepër nuk cilësohet si penale, por kundërvajtëse që dënimi varion konform tejkalimit të shpejtësisë.
Më pas, Haradinaj propozon edhe ndërrimin e Ligjit.
“Mund ta bëjmë dhe me ligj ndoshta që në raste gëzimi të përdorim armën”, ka thënë ndër tjera Haradinaj.
E me këtë pajtohet edhe eksperti i sigurisë, dikur pjesë e AAK-së, Burim Ramadani.
“Megjithëse shkelja e ligjit është shkelje e ligjit, formulimet e hapura të temave tabu besoj se mund t’i kontribuojnë gjetjes së zgjidhjes së re ligjore. Pra, deklarata e kryeministrit realisht do të duhej të përcillej me një koncept të ri ligjor për të konservuar elementet tradicionale. Patjetër se çështjet e sigurisë duhet të trajtohen në aspekt ligjor, edhe pse në ambientet tradicionale dhe konservatore të Kosovës çështjet ligjore mund të jenë jolegjitime”, ka thënë ai.
Por në parim, Ramadani tha se pavarësisht nivelit që një qytetar i Kosovës ka në kuptimin e pozitës politike apo shoqërore, përdorimi i armëve ilegale është vepër e dënueshme dhe si e tillë e papranueshme.
I pyetur se si e komenton deklaratën e kryeministrit, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka thënë se nuk e ka dëgjuar/lexuar këtë deklaratë. Ndërsa, në parim deklaron se Kosova ka rregullativë ligjore për këtë fushë dhe dalja nga këto është shkelje e ligjit.
Policia e Kosovës ka thënë për “Gazetën Jeta në Kosovë” që nuk kanë statistika të ndara vetëm për personat që kanë pësuar fatalisht nga gjuajtja me armë, por në statistikat e përgjithshme të vrasjeve, kanë thënë që përfshihet edhe kjo pjesë.
“Nga janari deri në nëntor të këtij viti janë 24 persona të vrarë”, është statistika e PK-së.
Në vitet paraprake kjo shifër ka qenë edhe më e lartë, shembull në vitin 2013 ishte 44 persona të vrarë.
Për veprimet të rrezikshme me armët Policia ka konfirmuar se në muajt janar-nëntor 2017 ka konfiskuar 1,050 armë të ndryshme, duke shtuar se çdo vit konfiskon nga 1,200 deri në 1,500 armë të llojeve të ndryshme.
Po me Kodin Penal, në nenin 374, ku flitet për mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve thuhet: “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.”
Kosova ka ligje tjera që rregullojnë përdorimin e armëve, si Ligji për Armët. /Kallxo.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë
Droga në lëkurë gjedhi, pse SPAK lejoi kalimin e dy ngarkesave me kokainë?
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove
Biblioteka Kombëtare zë vendin e parë si ndërtesa më e shëmtuar në botë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën