LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti emëroi Fëllanza Podrimja dhe Elvis Hoxha këshilltarë politikë

Kryeministri Kurti emëroi Fëllanza Podrimja dhe Elvis Hoxha këshilltarë politikë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot Fëllanza Podrimja dhe Elvis Hoxha, këshilltarë politikë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Podrimja, është e rritur në Gjermani dhe ka përfunduar studimet Master për shkenca politike me theks të veçantë në Evropën Lindore dhe marrëdhëniet transatlantike, në Universitetin e Ludwig Maximilian të Munihut.

Para se të kthehej në Kosovë ka punuar disa vite si këshilltare politike në Berlin ku njëherit është njohëse e institucioneve të politikbërjes në Gjermani e në BE.


Kurse, Elvis Hoxha, është i diplomuar në inxhinieri kimike, në Universitetin e Tiranës, dhe më pas në filozofi, në Universitetin Paris-8, në Francë.

Ka ligjëruar filozofinë politike dhe estetikën në Universitetin Paris-8 dhe në disa universitete të Tiranës.

Është autor i disa eseve në lidhje me implikimet e politikës, artit dhe historisë me filozofinë, si dhe përkthyes i mbi dhjetë librave nga autorët më të njohur të filozofisë bashkëkohore franceze.

Aktualisht ai është drejtor ekzekutiv i Institutit Politik të Studimeve Humane me qendër në Tiranë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori