LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri kroat: Në Berlin u hodhën disa ide për çështjen Kosovës

Kryeministri kroat: Në Berlin u hodhën disa ide për çështjen Kosovës

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se mesazhet kryesore të Samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor janë “po” për perspektivën evropiane dhe  përpjekjeve për zhbllokimin e procesit të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke shtuar se përpjekjet e Gjermanisë, Francës dhe diplomacisë evropiane duket se do të kërkojnë më shumë bisedime, në mënyrë që situata të zhbllokohet.

Siç transmeton agjencia kroate e lajmeve “Hina”, Plenkoviq vlerësoi sot se deri te marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk erdhi, sepse ishte e qartë se të dyja palët ishin mjaft larg në qëndrimet e tyre.


“Ka pasur disa ide [për çështjen e Kosovës], por aktualisht nuk janë përafruar qëndrimet lidhur me çështjen e heqjes së taksës doganore nga Kosova, por as Beogradit të bëjë ndonjë hap, i cili në këtë fazë do të çonte drejt njohjes (së Kosovës)”, ka thënë Plenkoviq, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, kryeministri slloven Marjan Sharec, sipas gazetës “Delo” ka përkrahur vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por ka tërhequr vërejtjen se “çdo marrëveshje duhet të jenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, e koordinuar mirë dhe gjithëpërfshirëse dhe nuk guxon të lejojë interpretime të hapura ose të kundrthënëse, por duhet të jetë e tillë që të mund të zbatohet në tërësi”.

“Përveç kësaj, duhet pasur kujdes që çfarëdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, të mos shkaktojë pasoja negative në rajon”, tha Sharec. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori