LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri kanadez i tregoi Trumpit se si duhet shtrënguar duart (Video)

Kryeministri kanadez i tregoi Trumpit se si duhet shtrënguar duart (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është i njohur sjelljet e tij jo të zakonshme, të cilat i kanë vënë të tjerët shpeshherë në vështirësi.

Ajo çfarë është diskutuar shumë kohëve të fundit, përcjell Telegrafi, është fakti se si Trump ua shtrëngon duart mysafirëve të tij, shtrëngim që ngjan me një “shkundje”.


Trump e thirri këshilltarin në ora 3 të natës, e pyeti nëse është më mirë një dollar i fortë apo i dobët
Lexo po ashtu Trump e thirri këshilltarin në ora 3 të natës, e pyeti nëse është më mirë një dollar i fortë apo i dobët

Por siç duket, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ishte përgatitur edhe për këtë gjë, para se të bënte vizitën e tij në SHBA.

Trudeau dukej më shumë se i përgatitur për “trajtimin e pakëndshëm”, për çka edhe menjëherë pas daljes nga vetura e kishte kapur presidenti amerikan me njërën dorë mbi shpatullat e tij.

Mediat amerikane raportuan se kryeministri kanadez dukej sikur këtë e bëri në përpjekje për të parandaluar presidentin Trump për ta tërhequr atë, siç për shembull e bëri në përshëndetjen me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.

Edhe pse përshëndetja dukej pak e vrazhdë sa i përket standardeve kanadeze, ajo nuk ka befasuar, marrë parasysh historinë e përshëndetjeve të Trumpit me zyrtarë të lartë.

Media kujtojnë edhe përshëndetjen e presidentit amerikan me Neil Gorsuch, një kandidat për Gjykatën e Lartë, e cila nga të gjithë është cilësuar si e çuditshme. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Kalo në kategori