Kryeministri kanadez anulon tubimin zgjedhor, protestë gjatë fjalimit të tij

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u detyrua të anulojë tubimin zgjedhor pasi dhjetëra protestues u mblodhën në tubim dhe bërtitën mesazhe të turpshme para fillimit të fjalimit.
Kryeministri kanadez duhej t'u drejtohej mbështetësve të tij në Bolton, por ngjarja u anulua për arsye sigurie, raporton bbc.
Ai shpreson të sigurojë shumicën në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme që i thirri në fillim të këtij muaji.
Përpjekjet e tij për të siguruar shumicën në zgjedhje thuhet se janë penguar ditët e fundit nga protestat kundër vaksinimit dhe masave të tjera kufizuese të qeverisë kundër COVID-19.
Më herët të premten, turma ndërpreu vizitën e kryeministrit në një furrë buke në qytetin Nobleton, me tallje dhe mbishkrime që shkruan "Tradhtia e Trudeau".
Kanada ka shtyer zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme nga 15 gushti për 20 shtator. /Telegrafi/
https://twitter.com/PROTEST__NEWS/status/1430802276084600835





















































