LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri irlandez me prognoza jo të mira: Varianti i ri i coronavirusit po përhapet edhe më shpejtë se që është parashikuar

Kryeministri irlandez me prognoza jo të mira: Varianti i ri i coronavirusit po përhapet edhe më shpejtë se që është parashikuar

Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin, ka deklaruar se varianti i ri i coronavirusit që në Irlandë ka “ardhur” nga Britania e Madhe, po përhapet më shpejtë sesa që pesimistët më të mëdhenj e kanë parashikuar.

“Derisa janë duke u kryer hulumtime ndërkombëtare për variantin e ri të coronavirusit, është e qartë se ai po përhapet shumë më shpejtë”, ka thënë Martin gjatë një paraqitje televizive, duke paralajmëruar shtrëngim të masave gjatë katër javëve të ardhshme, transmeton Telegrafi.


Ai ka vlerësuar se shpejtësi e përhapjes së variantit të ri të coronavirusit, ka habitur edhe projeksionet e njerëzve më skeptikë.

Kujtojmë që javë më parë në Britani të Madhe është shfaqur një variant i ri i coronavirusit, që tashmë ka mbërritur edhe në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/