Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër do të viziton Shqipërinë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Zyra e kryeministrit njofton se Hoti do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, transmeton Telegrafi.


Agjenda e plotë e kryeministrit Hoti:10:00- Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama. VENDI: Pallati i Brigadave 11:15- Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. 13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. VENDI: Presidencë - Salla Skënderbe 14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit 14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. VENDI: Zyra e Kryetarit të Bashkisë 15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. VENDI: Zyra e Kryetarit të PD

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar në Kosovë ditën e hënë dhe marte, ku ka takuar krerët e shtetit dhe liderët politikë. Rama kishte deklaruar se vizita e tij ka të bëjë pikërisht me ngritjen e aktakuzave ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Rama para mediave kishte thënë se komunikata e Prokurorisë Speciale, të cilën ai e quajti si “fletë-rrufe”, është e ngjashme me komunikatat e revolucionit kulturor kinez, të cilat tha se i kanë përjetuar gjatë diktaturës në Shqipëri. /Telegrafi/