LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Grenlandës, Edege: Jam i gatshëm të flas me Trumpin

Kryeministri i Grenlandës, Edege: Jam i gatshëm të flas me Trumpin

Kryeministri i Grenlandës, Mute Egede, tha sot se është i gatshëm të bisedojë me presidentin e sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ka shprehur dëshirën për të marrë kontrollin e këtij ishulli arktik, duke kërkuar gjithashtu që të respektohen aspiratat për pavarësi të këtij territori.

Trump, i cili do të inaugurohet si president më 20 janar, e ka përshkruar kontrollin mbi Grenlandën, një territor gjysmë-autonom i Danimarkës, si një “domosdoshmëri absolute”.

Lideri i ardhshëm amerikan nuk e ka përjashtuar përdorimin e presionit ushtarak apo ekonomik, përfshirë vendosjen e tarifave ndaj Danimarkës, shkruan cnn.


Egede u tha gazetarëve në Kopenhagë se ende nuk ka pasur kontakte me Trumpin, “por jemi të gatshëm për bisedime”.

A mund ta blejë Trump vërtet Grenlandën?
Lexo po ashtu A mund ta blejë Trump vërtet Grenlandën?

“Danimarka dhe Grenlanda janë të gatshme të intensifikojnë dialogun me Shtetet e Bashkuara. Ne kemi bashkëpunuar me SHBA-në në të kaluarën dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë”, pohoi ai.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, deklaroi të enjten se ka kërkuar një takim me 78-vjeçarin, por nuk pret që ai të ndodhë para inaugurimit.

Grenlanda, me një popullsi prej 57 mijë banorësh, ka qenë koloni daneze deri në vitin 1953 dhe tani është një territor danez me vetëqeverisje. Në vitin 2009, Grenlanda fitoi të drejtën që me referendum të sigurojë pavarësinë.

Ndryshe, në veri të këtij territori strategjik ndodhet një bazë ushtarake amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Evropa
Pse protestat e studentëve në Serbi nuk kanë lider?

Pse protestat e studentëve në Serbi nuk kanë lider?

Serbia
Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Botë
Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Kalo në kategori