LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri grek Mitsotakis: Nuk do të hyjmë në luftë me Turqinë

Kryeministri grek Mitsotakis: Nuk do të hyjmë në luftë me Turqinë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha të enjten se ai ende beson se është e mundur të zgjidhen mosmarrëveshjet e vendit të tij me Turqinë dhe theksoi se dy fqinjët nuk do të shkojnë në luftë.

Marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s dhe rivalëve historikë rajonalë kanë qenë veçanërisht të tensionuara për gati tre vjet.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë vazhdimisht se trupat turke mund të zbresin në Greqi “papritmas një natë” dhe madje kërcënoi se do të godiste Athinën me raketa balistike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


“Ne nuk do të shkojmë në luftë me Turqinë”, citohet të ketë thënë Mitsotakis gjatë një sesioni në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, të enjten.

“Ne duhet të jemi në gjendje të ulemi me Turqinë si të rritur të arsyeshëm dhe të zgjidhim dallimin tonë kryesor, që është përcaktimi i zonave detare në Egje dhe Mesdheun lindor”.

Mitsotakis vuri në dukje se megjithëse ishte një “çështje e ndërlikuar për shkak të gjeografisë së Egjeut”, Greqia kishte arritur të zgjidhte mosmarrëveshje të ngjashme me Italinë dhe Egjiptin.

Ai tha se ndërsa ka pasur “momente shumë, shumë të vështira” me presidentin turk, “nuk e konsideroj të pamundur gjetjen e një zgjidhjeje me presidentin Erdogan”.

Në mosmarrëveshje të gjatë për një sërë çështjesh, duke përfshirë të drejtat e eksplorimit territorial dhe të energjisë në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor, Greqia dhe Turqia “kanë ardhur në prag të luftës” tre herë në gjysmën e shekullit të fundit.

Tensionet e fundit janë përqendruar në të drejtat e eksplorimit të energjisë në Mesdheun lindor dhe në praninë e trupave greke në ishujt lindorë të Egjeut pranë brigjeve turke. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori