LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Etiopisë në vijën e parë të luftës kundër rebelëve

Kryeministri i Etiopisë në vijën e parë të luftës kundër rebelëve

Kryeministri i Etiopisë dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Abiy Ahmed ka njoftuar se do të udhëheqë ushtarët duke dal në vijën e parë të frontit kundër luftëtarëve rebelë që avancojnë, në përshkallëzimin e fundit të konfliktit njëvjeçar midis qeverisë dhe grupeve rebele nga Tigray verior.

“Duke filluar nga nesër, unë do të shkoj në frontin e luftës për të udhëhequr personalisht forcat e mbrojtjes”, shkroi ai në Twitter, duke u kërkuar qytetarëve që “të udhëheqin vendin me një sakrificë” dhe t’i bashkohen atij.

“Ata prej jush që synoni të jeni një nga fëmijët e Etiopisë dhe të hyni në histori, ngrihuni sot për vendin tuaj, le të takohemi në frontin e luftës”, shtoi ai.


“Në të kaluarën dhe në të tashmen, nevojat dhe jetët e secilit prej nesh janë nën [nevojat] e Etiopisë”, pohoi Abiy.

Në muajin nëntor të vitit 2020, Abiy urdhëroi një ofensivë ushtarake në rajonin verior të Tigray dhe premtoi se konflikti do të zgjidhej shpejt. Një vit më pas, luftimet kanë lënë mijëra të vdekur, kanë zhvendosur më shumë se dy milionë njerëz nga shtëpitë e tyre, kanë nxitur urinë dhe kanë shkaktuar një valë mizorish. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori