Pagën me rritje për të cilën u kritikua pa fund, Kryeministri Ramush Haradinaj ia ndau një të sëmuri që po kërkon ndihmë për shërim.
Qytetatari Avni Hyseni nga Peja ka vizituar sot kryeministrin dhe pas takimit ka thënë se pagën e një muaji, Haradinaj e ka ndarë për shërimin e vëllait të tij, Adnanit.
Vëllai i Adnan Hyseni, Avniu, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ka mbajtur një takim me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn dhe ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajli.
“Në takimin që pata me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Ministrin e Shëndetsisë Uran Ismajli i njoftova për gjendjen jo të mirë të vëllait Adnanit dhe nevojën urgjente për mjekim në Gjermani ku edhe është i shtrirë në spital atje si dhe nevojën e domosdoshme për mbështetje (shumën 70.000€)”, ka thënë Hyseni.
Avni Hyseni ka treguar se Kryeministri Haradinaj ia ka dhuruar 3 mijë euro nga paga e tij për shërimin e Adnanit.
Postimi i Hysenit:
“Ne takim qe pata me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Ministrin e Shendetsis Uran Ismajli i njoftova per gjendjen jo te mire te vllaut Adnanit dhe nevojen urgjente per mjekim ne Gjermani ku edhe është i shtrir ne spital atje si dhe nevojen e domosdoshme per mbeshtetje (shumen 70.000€) per te cilen edhe ju kemi drejtu Kombit Shqiptar ku edhe kete mbeshtetjen Adnani po e ka nga momenti ne moment nga populli gjithandej ne bot fal respektit per kontributin e tij per 20 vite per popullin dhe atdheun.
Kryeministrit Haradinaj mi dhuroj 3.000€ (nga pagen e tij) dhe shprehi gadishmerin e Qeveris per mbeshtetje ne rast nevoje por un i tregova se ne baz te asaj qe kemi ne xhirollogarin e Adnanit, mbeshtetja permes mesazheve ne IPKO dhe VALA e cila po vazhdon ende, mbeshtetjen qe do e kemi nga Shqiptaret ne Amerik, Zvicer, Gjermani, Franc e gjithandej botes ku ka Shqiptar te cilat jan angazhu dhe keto dit edhe do i deponojn ne xhirollogarin e Adnanit duke mos e harru edhe mbeshtetjen nga disa vllezer dhe motra Shqiptar te cilet edhe e kan vizitu keto dit Adnanin ne spital ne Gjermani besoj se shuma prej 70.000€ do arrihet.
Kur un ta kam konfirmimin e sakt te shumes se pergjithshme do tregoj e qe besoj se shpejti edhe do e bej.
FALEMINDERIT” (sic.), ka shkruar Hyseni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë