Kryeministri bullgar Donev vjen në Maqedoni të Veriut

Ushtruesi i detyrës kryeministër i Bullgarisë, Galab Donev, të shtunën do të udhëtojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ftesë të nikoqirit të tij, kryeministrit Dimitar Kovaçevski.
Ai do të merr pjesë në ceremoninë me rastin e fillimit të ndërtimit të pjesës lindore të Korridorit hekurudhor VIII, aksit Kumanovë – Belakoc – Kriva Pallankë, kumtoi qendra për shtyp e qeverisë bullgare.
Siç njoftoi AIM, ngjarja do të mbahet të shtunën, në ora 12, në afërsi të Kumanovës, ku do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri bullgar për politikë ekonomike dhe ministër i transportit dhe lidhjeve, Hristo Alexiev.
Nga
Telegrafi
28/10/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































