Kryeministri i Australisë e godet rëndë të pavaksinuarin Novak Djokovic: Tani është koha ta shijojmë tenisin
Ka marrë fund saga e Novak Djokovic i cili u largua nga Australia si një person që rrezikon shëndetin publik.
Tenisti serb nuk ishte i vaksinuar me asnjërën dozë të vaksinës anti-COVID dhe nuk i lejua pjesëmarrja në turneun prestigjioz Australian Open.
Tani, Djokovic është deportuar nga Australia dhe të gjithë në këtë shtet janë të qetë – e turneu Australian Open mund të vazhdojë pa të.
Tani për tenistin e papërgjegjshëm dhe të pavaksinuar, Novak Djokovic ka folur edhe kryeministri i Australisë, Scott Morrison.
I pari i qeverisë australiane, ka thënë se Gjykata Federale e Australisë i ka hequr vizën serbit dhe ky vendim është marrë për të mirën e shëndetit dhe sigurisë së popullit australian.
“Gjykata Federale e Australisë ka vendosur njëzëri të refuzojë kërkesën e z. Novak Djokovic për rishikim gjyqësor, i cili kërkon të kundërshtojë vendimin e Ministrit të Emigracionit për heqjen e vizës. Ky vendim për anulim është marrë për shëndetin, sigurinë dhe rendin, sepse ishte në interes të publikut, vendimi për të mbajtur kufijtë tanë të fortë dhe popullin të sigurt”, tha Scott Morrison.
Krejt në fund Morrison, shtoi se ky ka qenë vendim i duhur dhe se tani pas largimit të Djokovic nga vendi i tij është koha që ta shijojnë tenisin dhe turneun prestigjioz Australian Open.
“Qeveria jonë e ka kuptuar gjithmonë këtë dhe ka qenë e gatshme të marrë vendimet dhe veprimet e nevojshme për të mbrojtur kufijtë tanë. Falënderoj gjykatën për veprimin e saj të shpejtë për këtë çështje dhe durimin e të gjithë të përfshirëve ndërsa punuam për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Tani është koha për të vazhduar me Australian Open dhe për t’iu rikthyer shijimit të tenisit”, përfundoi Morrison. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMan City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe