Monika Kryemadhi është marrë zyrtarisht si e pandehur nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim pasurie”.

Ajo tha pas daljes nga Gjykata e Posaçme se akuzohet për bashkëpunim, duke ironizuar edhe me një ndërhyrje mjekësore të kryer disa vite më parë, raporton A2 CNN.


“Sipas SPAK-ut për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi shtoi gjithashtu se nuk kishte mundur të takohej me ish-bashkëshortin, Ilir Meta, pasi ai nuk ishte sjellë në sallën e gjyqit.

“Dëgjova madje edhe një sherr mes prokurorit dhe drejtorisë së burgjeve. Por, nuk e sjellin pa urdhrin e Edi Ramës”, tha ish-kryetarja e LSI-së.

E pyetur si ndihej tashmë që u mor e pandehur, Kryemadhi u përgjigj: “Sfidat për mua janë me opinionin publik dhe me Zotin”.