Drejtori i CIA-s, William Burns, zhvilloi sot një takim në Sarajevë me Almir Xhuvo, drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës.
Më pas, Burns u takua me udhëheqësit e shtetit dhe ministrin e Jashtëm, Elmedin Konakoviq, në presidencën e Bosnje-Hercegovinës.
Konakoviq ndau disa detaje të diskutimit me kreun e CIA-s, duke e konsideruar vizitën e tij si shumë të rëndësishme.
“Kjo vizitë është një dëshmi se SHBA e mban këtë rajon, veçanërisht Bosnjë-Hercegovinën, në krye të prioriteteve të saj. Kjo ka një rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit tonë. Prania e drejtorit të CIA-s është një mesazh i qartë nga administrata amerikane për të gjithë në rajon dhe në botë se SHBA është e angazhuar,” tha Konakoviq për gazetën boshnjake “Avaz“.
Lidhur me drejtorin e CIA-s, Konakoviq theksoi se ai është shumë i informuar për situatën në Bosnjë-Hercegovinë.
“Biseduam për proceset në BeH, për rëndësinë e NATO-s dhe integrimin evropian, për faktorët që na ndihmojnë ose na pengojnë. Gjithashtu, shkëmbyem disa informacione që nuk janë për publikun. Kjo vizitë tregon seriozitetin me të cilin administrata amerikane po trajton çështjet në Bosnjë e Hercegovinë, gjë që është shumë inkurajuese,” shtoi ai.
Gazeta “Avaz” raportoi se Burns do të vazhdojë turneun e tij në rajon, duke vizituar Beogradin pas Sarajevës. Kur u pyet nëse kjo vizitë reflekton një fokus të shtuar të SHBA-së në rajon, Konakoviq u përgjigj:
“Pa dyshim që po. Ata do të vizitojnë disa vende të tjera në Ballkanin Perëndimor, dhe kjo tregon se rajoni ynë është shumë i rëndësishëm për ta. Gjithashtu, është jetike për ne që të qetësojmë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, të zbusim tensionet dhe të fokusohemi në zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e rajonit, në vend të përplasjeve mbi çështje historike. Prania amerikane kontribuon në stabilizimin e marrëdhënieve dhe në adresimin e çështjeve që janë me rëndësi për qytetarët,” përfundoi Konakoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Pse Trump dëshiron çarmatim bërthamor në SHBA?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-22-780x439.png)
Pse Trump dëshiron çarmatim bërthamor në SHBA?
![Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-21-780x439.jpg)
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së
![Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-780x439.jpg)
Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan
![Edhe Franca i reagon zëvendëspresidentit amerikan: Nuk mund të na impononi modelin tuaj të shprehjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64584980-6410-465b-be97-653a8d5f298f-780x439.jpg)
Edhe Franca i reagon zëvendëspresidentit amerikan: Nuk mund të na impononi modelin tuaj të shprehjes
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-23-780x439.png)
"Mbështetja e garantuar e Amerikës për Evropën ka mbaruar", paralajmëron Zelensky
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-11-780x439.png)
"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara