Krusita dhe Olsi Bylyku janë bërë bashkë për një këngë të re.

Dyshja e njohur e estradës shqiptare kanë sjell së fundmi projektin e ri muzikor të quajtur, “Xhelozia”.


Ata këngën e kanë kompletuar edhe me videoklip, ku në disa sekuenca shfaqen mjaft të afërt.

Krusita Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi dhe masterizimi i këtij projekti u bë nga Marenglen Boja me producim nga Do Drite Studio.

Nën drejtimin e The Claudia, klipi i realizua nga FullMoon Production.

egeee Foto: Screenshot/YouTube

Kënga tani ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Krusitës.

Olsi këtë periudhë është komentuar në masë të madhe për ndarjen nga aktorja Egli Tako. /Telegrafi/