Banorët e komunës së Drenasit po ballafaqohen me reduktime të ujit.

Këtë e ka konfirmuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, e cila thekson se reduktimet janë për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër-Lepencit pas punimeve teknike.


Sipas njoftimit, reduktimet e ujit në Drenas vazhdojnë derisa të bien turbullirat në kanalin e Ibër-Lepencit.