LAJMI I FUNDIT:

KRU “Prishtina”: Keqpërdorimi ka arritur kulmin e papërgjegjësisë, jemi të detyruar të reduktojmë ujin në disa zona

KRU “Prishtina”: Keqpërdorimi ka arritur kulmin e papërgjegjësisë, jemi të detyruar të reduktojmë ujin në disa zona
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të premten se do të aplikojnë reduktime të ujit në disa zona për shkak të “keqpërdorimit i cili ka arritur kulmin e papërgjegjësisë”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se zonat të cilat do të mbesin pa ujë janë lagjet: Qëndresa, Nic, pjesa e Veternikut kah Rezonanca dhe lagja Qershia.

Këto zona thuhet se do të ketë reduktime të ujit nga ora 16:00 deri në 22:00.


“Ju njoftojmë se sot, kërkesa për ujë të pijshëm është rritë jashtëzakonisht shumë, me ç’rast pavarësisht trajtimit të ujit për pije me kapacitet maksimal, uji nuk po arrinë në disa pika furnizuese”.

“Jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të ujit në disa zona: Lagjja Qëndresa, lagjja Nic, pjesa e Veternikut kah Rezonanca, lagjja Qershia me reduktim nga ora 16:00-22:00”, thuhet në komunikatë.

Ujësjellësi ka paralajmëruar se nëse vazhdon kjo rritje e kërkesës për ujë, reduktimet do të aplikohen edhe për zona tjera.

“Kemi potencuar e ritheksuar se reduktime nuk do të ketë vetëm nëse nuk keqpërdoret uji, gjë që sot keqpërdorimi ka arritur kulmin e papërgjegjësisë. Të vetëdijesohemi për përdorim të drejt të ujit”, thuhet tutje./Telegrafi/