KRU Gjakova ka njoftuar se gjatë një kontrolli të kryer nga ekipet e Njësisë së Rekës së Keqe në fshatin Molliq është zbuluar një kyçje ilegale me rrjedhje të vazhdueshme, e cila ka ndikuar në rritjen e konsiderueshme të shpenzimit të ujit në këtë zonë.

Sipas kompanisë, një veprim i tillë përbën shkelje të rregullores dhe legjislacionit në fuqi dhe është i dënueshëm.


KRU Gjakova u ka bërë thirrje banorëve që të raportojnë çdo rast të keqpërdorimit apo dyshime për kyçje të paligjshme, me qëllim që të parandalohet humbja e ujit dhe të garantohet furnizim i qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët. /Telegrafi/