LAJMI I FUNDIT:

KRPP-ja udhëzon autoritetet kontraktuese që të mos përdorin pajisjet dhe shërbimet e disa kompanive

KRPP-ja udhëzon autoritetet kontraktuese që të mos përdorin pajisjet dhe shërbimet e disa kompanive

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) ka udhëzuar autoritetet kontraktuese të Kosovës që të mos përdorin shërbimet dhe pajisjet e disa kompanive të huaja.

Sipas KRPP-së, ndalohet vendosja e specifikave teknike nga furnitorët për shërbimet dhe pajisjet e parapara në Aktin amerikan për Rrjetet e Sigurta.


“KRPP udhëzon autoritetet kontraktuese që duke u bazuar në referencë dhe praktikat e shteteve dhe organizatave të listuara në Nenin 19.8 të KRPP-së, se ndalohen të vendosen specifikacione teknike, e rrjedhimisht edhe prokurimeve nga furnitorët, mallrat dhe shërbimet e përfshira sipas listës së pajisjeve dhe shërbimeve të mbuluara nga Neni 2 i Aktit për Rrjetet e Sigurta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës“, thuhet në dokumentin e KRPP-së, raporton Telegrafi.

Dahua Technology Company, Hikvision Digital Technology Company, Huawei Technologies Company, AO Kaspersky Lab, ZTE Corporation dhe Hytera Communications Corporation janë kompanitë që ofrojnë këto shërbime e që janë të ndaluara nga KRPP-ja.

Ky autoritet thekson se gjatë përshkrimit teknik duhet të merret parasysh specifikat që kanë të bëjnë më sigurinë kombëtare të vendit.

“Gjatë përshkrimit të specifikimeve teknike për punë, furnizime ose shërbime që kërkohen në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimeve, AK-së duhet të ndalojë përshkrime teknike që: a) specifikojnë pajisje, shërbime dhe prodhues të dyshimtë të teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimit; b) paraqesin rrezik për sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën kritike të vendit; dhe c) paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare të vendit”, thekson ky autoritet.

Aty thuhet se autoritetet kontraktuese duhet të sigurohen që pajisjet apo shërbimet nuk duhet të janë nga ato vende që janë të sanksionuara nga Qeveria e Kosovës.

“Për aplikim të paragrafit 19.7, autoritetet kontraktuese duhet të sigurohen që pajisjet, shërbimet dhe prodhuesit e specifikuar nuk i takojnë vendeve (shteteve) për të cilat Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione në import/eksport, ose vendeve, prodhimet, shërbimet dhe furnizimet e të cilave konsiderohen si të pabesueshme nga ndonjëra prej organizatave/vendeve, siç janë: Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO, OECD ose Shoqata Evropiane për Tregti të Lirë”, shton KRPP-ja.

Po ashtu, ndalohen prokurimet të cilat referohen në listën e sanksioneve ligjore të caktuara nga vendimet e Qeverisë së Kosovës, të listuara në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme
dhe Diasporës.

Kosova i vendos sanksione Rusisë
Lexo po ashtu Kosova i vendos sanksione Rusisë

Kujtojmë se, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dokumentin për normalizim ekonomik, e njohur si Marrëveshja e Washingtonit. Marrëveshja që përmban 16 pika është nënshkruar në Shtëpi të Bardhë në prani të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në paragrafin e 9-të në Marrëveshjes thuhet se të dyja vendet, duhet ta zbatojnë pikën që ka të bëjë me rrjetin 5G dhe përdorimin e pajisjeve të teknologjisë nga shitës të sigurt.

“Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur”, thekson Marrëveshja e Washingtonit.

Teknologjia 5G në Kosovë ende nuk është në dispozicion për përdoruesit e telefonave të mençur dhe as nuk janë kryer procedurat për lëshimin e licencave për përdorimin e radio-frekuencave të nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori