Raportohet se Përfaqësuesja e Kroacisë do të kthejë në shtëpi Nikola Kalinicin.

Kjo pasi sulmuesi ka refuzuar të futet në minutat e fundit në fitoren 2-0 ndaj Nigerisë.


Sipas portalit kroat 24sata, trajneri Zlatko Dalic i kërkoi Kalinicit të futet në vend të Mario Mandzukic në pesë minutat e fundit, por sulmuesi ia ktheu duke thënë se nuk mund të futet pasi ka probleme me shpinën.

Nikola Kalinic Foto: Getty Images)

Kështu në vend të tij u fut Marko Pjaca dhe kjo gjë normalisht që nuk i ka pëlqyer trajnerit korat.

E gjitha kjo pritet të konfirmohet në konferencën për media të Kroacisë.

Ndeshja e ardhshme e përfaqësueses kroate në Grupin D është ndaj Argjentinës dhe pastaj kundër Islandës.

Vlen të theksohet Kalinic në sezonin e fundit ishte pjesë e Milanit. /Telegrafi/

telegrafi sport app